Kryedemokrati Basha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Report TV”, ndërsa nuk ka nguruar që të sulmonte televizionin ku po intervistohej. Sipas tij, ky televizion është i kapur.
Por nuk ka kaluar shumë, sa të vinte edhe një kundërpërgjigje nga pronarja e “Report TV”, e njëkohësisht gazetarja, Alba Malltezi. Ajo ka nxjerrë blof Bashën, duke i kujtuar faktin se ata janë qiraxhinj në pallatin ku Basha në pushtet, bleu dy katet e fundit dhe ka ashensor privat.
Me anë të një komenti në Facebook, ajo informon opinionin publik se nuk bëhet fjalë për dy apartamente, por për dy kate, një për vjehrrën e një për vete. Ajo nuk ia lë mangët Bashën, duke i kujtuar se ka edhe një ashensor që e përdor ekskluzivisht ai.