Lideri i opozitës Lulzim Basha, përshkoi sot në këmbë disa nga rrugët e kryeqytetit duke e nisur nga njësia nr. 2, tek rruga e Elbasanit dhe më pas në zonën e Pazarit të Ri ku dhe ka biseduar me qytetarët që shprehën mbështetjen e tyre përkunddrejt liderit opozitar.
Basha u zotua tek qytetarët se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme. Basha u kërkoi qytetarëve në rrugë të votojnë nr. 9 për ndryshimin më 25 Prill.