Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Rama po rrjep shqiptarët me koncesione, e turpshme letra e Xhafajt

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha: Rama po rrjep shqiptarët me koncesione, e turpshme letra e Xhafajt

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, po flet në “Çadrën e Lirisë”, ku ka kërkuar ndjesë që nuk arritën të bëjnë më shumë, kur PD ishte në qeverisje.

Veç premtimeve që bëri, Basha akuzoi Ramën se e ka lënë Shqipërinë në duart e të korruptuarve dhe se po rrjep shqiptarët me anë të koncesioneve.

Gjithashtu, Basha e quajti pafytyrësi gjestin e Fatmir Xhafajt, i cili i dërgoi një letër Llallës, lidhur me dyshimet mbi asgjësimin e rrënjëve të kanabisit.

Ndër të tjera, Basha tha:

“Shikoni se sa e urren kjo çetë e korruptuar kriminale popullin e vet. Vjedhin përmes koncesioneve të cilat paguhen përmes buxhetit të shtetit. Pra rrisin taksat, ju vjedhin ju dhe më pas ia japin kompanive fantazma. 100 milionë euro do të mjaftonin që çdo vit të kishte 25 % rritje të pensioneve, por lekët tuaja i vjedh Edi Rama me Ilir Beqën.

Vjedhin paratë e buxhetit, por buxheti 4 miliard në vit është. Kanë shpikur mënyra të tjera për të vjedhur jo vetëm në kurriz të xhepave të qytetarëve, por edhe në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Duan ligjin e mbetjeve sepse duan që në Elbasan, në Tiranë, në Durrës t’i shpifin kancerin këtij populli duke djegur plehrat e Italisë vetëm për të mbushur xhepat e tyre.

Nuk iu mjaftojnë koncesionet, tani po ndërtojnë inceleratorët e helmeve, po s’ka gjë se ua merr Edi Rama me 40 hajdutë, mjafton që të mbushin xhepat e tyre.

Ky është komploti kundër qytetarëve, kundër fëmijëve tuaj. Për këtë arsye është thirrur në ndihmë llumi, ata që shesin motrat tona, më të ndyrët që shoqëria ka, që Edi Rama i ka bërë kryetarë bashkish dhe drejtorë e sot u ka dhënë çelësat e territorit.

Fasada vazhdon punën, vazhdon teatri politik. Fatmir Xhafaj, njësoj sikur i akuzonte të rinjtë e Krujës duke i akuzuar se kishin pirë një gotë raki kur vdiq Enver Hoxha, i shkruan Llallës dhe i thotë më thuaj se cilat janë rastet kur nuk janë kapur narkomenët.

Vëllai i Agron Xhafajt, Fatmir Xhafaj, i shkon për shtat të përpiqet të mbulojë gjurmët e ujkut, po ujku duket qartë.

2.6 milion rrënjë kemi shkatërruar thonë, tani pyetja është e thjeshtë, na trego procesverbalet e shkatërrimit të 2.5 milion rrënjë kanabisi. Ku i ke? Na i trego, tregojua shqiptarëve! Po nuk i tregon dot se droga u magazinua nga kupola e banditëve të Shqipërisë dhe po del sot 1 pjesë e saj kur kapet në Itali.

Nuk ka si ta dorëzojë Edi Rama. Nuk do të ketë subvencione për fermerët sepse paratë shkojnë për koncesionet.

Nuk mund të ketë përmirësim në arsimin shqiptar, se nuk ka lekë për arsimin, nuk ka lekë për shëndetësinë, në Fier duan të ndërtojnë një spital me koncesion që t’i rrjepin fierakët. Asgjë nuk ka për të ndryshuar nëse e lëmë në këmbë fasadën, por ne jemi të mbledhur këtu e nuk do të shpërndahemi derisa ta hapim ligjërisht rrugën e Republikës së Re përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku qytetarët do kenë përsëri fatin e tyre në dorën e tyre dhe qeveria do jetë përgjegjëse jo para oligarkëve.

Garancia e vetme e Republikës së Re është ky bashkim qytetar dhe qartësia e vendosmëria juaj.

Ne nuk duam pushtet në tavolinë, duam vetëm zgjedhje të lira e të ndershme. Ramës nuk i kërkoj të shporret, edhe pse e meriton. Jemi të vendosur ta çojmë betejën deri në fund.” / Tirana Today

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Russia Today: Serbia warns of new Balkan war if Albania unites with Kosovo

Russia Today: Serbia warns of new Balkan war if Albania unites with Kosovo

Historia e dhimbshme e të riut shqiptar, tatuazhi e pengon të bëhet polic

Historia e dhimbshme e të riut shqiptar, tatuazhi e pengon të bëhet polic

Pas takimit me ambasadorët, Meta takohet menjëherë me Ramën

Pas takimit me ambasadorët, Meta takohet menjëherë me Ramën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com