Basha nga Vlora: Do t’i japim Shqipërisë ndryshimin që meriton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është mrekulluar nga pritja e qytetarëve në qytetin e Vlorës.

Teksa është pritur nga një grup i madh qytetarësh dhe simptatizantësh të PD-së, Basha ka thënë se emigracioni i rinisë ka marrë përmasa të friskshme.

Sipas tij, gjatë këtyre 8 viteve kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të dhëna.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Basha ka premtuar se Partia Demokratike do t’i japë Shqipërise ndryshimin që meriton.

Ndër të tjera, lideri demokrat komentoi edhe përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli nga Partia Socialiste, teksa e cilësoi si shenjë të anijës që po mbytet.