Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha në Kavajë: Rama i trembet hetimit të Saimir Tahirit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha në Kavajë: Rama i trembet hetimit të Saimir Tahirit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar sot turin e tij elektoral në Kavajë, ku dha mesazhin se 2018-a për opozitën do të jetë viti i bashkimit me shumicën e shqiptarëve për ta çliruar Shqipërinë nga krimi.

Entuziazmin e qytetarëve të Kavajës Lulzim Basha e përktheu si një rizgjim të shqiptarëve për të mos toleruar më aleancën e Edi Ramës me krimin, i cili e ka bazuar mbajtjen e pushtetit tek shkatërrimi i votës së lirë dhe reformës në drejtësi. Kreu i opozitës tha se ky është qëllimi pse Edi Rama shkeli Kushtetutën për të emëruar një kryeprokuror nën kontrollin e tij.

“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohuara e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha e barazoi qeverinë Rama me të keqen më të madhe qe i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet, sepse për pushtetin dhe pasurimin e tij, ndërtoi Aleancën me Krimin, shndërroi Shqipërinë në hambar droge, shkatërroi ekonominë dhe varfëroi më shumë shqiptarët. Basha tha se është fakt që:

· 290 mijë shqiptarë vuajnë për ushqim, shifra më e lartë në Ballkan sipas Organizatës Botërore të Ushqimit.

· 30 % e familjeve, 1 në 3 familje shqiptare nuk paguajnë dot sot shportën ushqimore, ndërkohë që 2.5 milionë euro do të shpenzohen për të hequr palmat dhe për të vendosur pishat në segmentin Tiranë- Qafë Kashar.

· 39 % nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërkohë që, vetëm 3 vitet e fundit, qeveria ka harxhuar për luksin e vet 140 milionë euro.

· 3 fabrikat e djegies së plehrave do t’u kushtojnë shqiptarëve 74 milionë euro në 2018-ën.

· 40 biznese mbyllen nga pamundësia për të paguar taksa, ndërkohë shqiptarët paguajnë, në vit, 1.5 miliardë euro më shumë taksa.

Basha tha se këto janë fakte të mjaftueshme që shqiptarët t’i bashkohen protestave për largimin nga qeverisja të Aleancës së Krimit, nëpërmhet të cilës Edi Rama synon të mos lejojnë të zgjedhin të lirë dhe t’i kërkojnë llogari për dështimet dhe korrupsionin.

“43 përqind e familjeve në këto ditë të ftohta dimri nuk sigurojnë dot ngrohjen, ndërsa vetëm për vitin 2017 Edi Rama shpenzoi 350 mijë euro për kondicionerë vetëm për kryeministrinë. Të gjitha janë produkt i një vendi që nuk ka më qeveri, por ka një bandë, nuk ka as një qeveri që sillet si bandë, por një bandë që pretendon të jetë qeveri,” tha Basha.

Lulzim Basha inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen protestave të opozitës për të treguar se e vetmja rrugë për të mundur krimin në qeveri dhe për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre është reagimi kundër të keqes dhe mbrojtja e dinjitetit.

“Le të jemi lajmëtarët e një viti të ri, që nuk do të nisë me demokratët dhe shqiptarët kokëulur, por do të nisë me Partinë Demokratike në ballë të protestave, me një premtim të madh, se ashtu siç bëmë në Kavajë, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe politikanët e inkriminuar, ne do t’i japim Shqipërisë një qeveri dhe elitë të pakorruptuar, me një të ardhme europiane dhe me një Shqipëri si gjithë Europa,” u shpreh Basha në Kavajë.

Tags: bashahetimitkavajëramaSaimir Tahirittrembet

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Lamtumirë Florenc! Shkodrani përcillet për në banesën e fundit mes lotësh

Lamtumirë Florenc! Shkodrani përcillet për në banesën e fundit mes lotësh

PD zbulon arsyen e shkarkimit të prokurores Rovena Gashi

PD zbulon arsyen e shkarkimit të prokurores Rovena Gashi

Gjykata lë në burg Shkëlqim Mirin: Është me tumor, por…

Gjykata lë në burg Shkëlqim Mirin: Është me tumor, por...







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com