Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është i pranishëm në protestën e sotme të opozitës së bashkuar, e cila po mbahet para Kuvendit.
Kjo është protesta e gjashtë që mbahet kudnër qeverisë Rama, ndërsa kërkohet largimi i kryeministrit, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore.
Mungesa e Bashës në protestën e sotme është për shkak të agjendës dhe takimeve të rëndësishme që kreu i opozitës ka, ndërsa me njoftimin për mbledhjen e Kuvendit sot, opozita e bashkuar u organizua sërish për protestë.
Edhe pse në mungesë, Basha ka postuar videon e protestës live në profilin e tij në Facebook, ndërsa jep edhe një mesazh:
“Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa”, shkruan kreu i PD-së.