Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha mund bindshëm Selamin, reagon Patozi: “Armikun” e kishte jashtë gare

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Zgjedhjet për kreun e PD-së, kë nxjerr fitues sondazhi i Tirana Today?

Ashtu siç pritej, Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike edhe për 4 vitet e ardhshme.

Basha e ka pasur mjaft të lehtë fitoren përballë Selamit, duke siguruar mbi 90% të votave. Konkretisht:

53.931 kanë votuar për Lulzim Bashën;

5.136 persona kanë votuar për Selamin;

numri në total i votuesve është 5.9834;

fletë votimi të dëmtuara gjatë procesit janë 61 copë;

fletë votimi të pavlefshme janë 766.

Pas këtij rezultati të fitores së thellë të Bashës, ka reaguar edhe Astrit Patozi.

Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se e ka uruar që mbrëmë Bashën për fitoren, ndërsa ka uruar sot edhe Selami. Më tej, Patozi shprehet se armikun e kësaj beteje, Basha e pati jashtë garës.

POSTIMI I PLOTË I PATOZIT:

FALI ZOT, SE NUK DINË ÇFARË BËJNË!

Sot në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit, që i dërgova. “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”
Lulzimin nuk ishte e nevojshme, sepse e kisha uruar mbrëmë. 
Shumë miq më kanë marrë në telefon, të shqetësuar, por më shumë të habitur, për fundin e farsës së zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike. Sepse absurdi ka kapërcyer çdo kufi. Por brenda pezmatimit të tyre ka edhe një dozë humori, që shoqëron gjithmonë fenomenet komike, të cilat bien më shumë në sy në politikë, për shkak të vëmendjes së lartë të publikut.
Pjesa më e madhe e atyre që kam komunikuar nuk e kuptonin dot se përse duhej bërë kaq trashë dhe pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme kjo maskarada e zgjedhjeve tona. 
Në fakt, ajo e ka një shpjegim. Në korrik 2013 ata “armikun” e kishin brenda garës dhe nuk kishte rëndësi numri i votuesve, por vetëm raporti mes rivalëve. Dhe bënë gjithçka në këtë tokë që rezultati të dilte 8 me 2. 
Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi “armikun” e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja. Që refuzimi i demokratëve për farsën të mos lexohej. Dhe atë bënë, siç e parashikova pikë për pikë dje. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska “dehur” demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësin e tyre.
Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: “Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”
Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjarre sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren. Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë.

 

Tags: astrit patoziEduard Selamifiton zgjedhjetlulzim bashaPD

TË LIDHURA

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Next Post
Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, trafik kilometrik

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, trafik kilometrik

Asgjësohen 361 bimë kanabis në Shkodër, procedohen 3 persona

Asgjësohen 361 bimë kanabis në Shkodër, procedohen 3 persona

Bonuset e UEFA-s, Skënderbeu po shkon drejt 920 mijë euro

Bonuset e UEFA-s, Skënderbeu po shkon drejt 920 mijë euro







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com