Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Loja e rrezikshme që po bën Rama, do të ketë pasoja për shqiptarët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha: Rama bën shfaqje tragji-komike, shkaktoi dëm ekonomik prej 600 mln eurosh

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e sotshme të Ramës se qeveria e ka fituar betejën kundër drogës.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se krimi i organizuar është kthyer në një problem politik për qeveritë evropiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin dhe kthimin e vizave për shqiptarët.

Prandaj, shkruan Basha, Rama ka vendosur të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj drogës.

Më tej, kreu i PD-së shprehet se Rama po lua një lojë të rrezikshme  duke inkurajuar trafikantët dhe duke shkurajuar policët e ndershëm, gjë që sipas Bashës, do të sjellë pasoja për shqiptarët.

POSTIMI I BASHËS:

Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur.

Tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj.

Por nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë.

Tags: kreu i PDloja e rrezikshmelulzim basha

TË LIDHURA

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent
Aktualitet

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

19:35 | 11/11/2025
Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë
Aktualitet

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

19:21 | 11/11/2025
Next Post
Deklarata për drogën/ Paloka krahason Ramën me Sinan Hoxhën; Vasili: Kryeministri gënjen

Deklarata për drogën/ Paloka krahason Ramën me Sinan Hoxhën; Vasili: Kryeministri gënjen

Durrës, nis shpërndarja e teksteve falas për komunitetin egjiptian

Durrës, nis shpërndarja e teksteve falas për komunitetin egjiptian

Jaguar publikon modelet tronditëse të 2020, makinat do të jenë elektrike

Jaguar publikon modelet tronditëse të 2020, makinat do të jenë elektrike







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Riviera shqiptare, në listën e gjigandit financiar “JP Morgan”
Kultura

Riviera shqiptare, në listën e gjigandit financiar “JP Morgan”

by mirseda
12:22 | 12/11/2025
0

Gjiganti financiar JPMorgan Chase & Co. ka publikuar listën e tij vjetore me destinacionet dhe trendet që...

Goditi me grusht komshiun pasi i ngacmoi vëllain e sëmurë, ndërron jetë 52-vjeçari

Goditi me grusht komshiun pasi i ngacmoi vëllain e sëmurë, ndërron jetë 52-vjeçari

12:07 | 12/11/2025
Rama takohet me ambasadorët e BE-së në Kryeministri

Rama takohet me ambasadorët e BE-së në Kryeministri

11:58 | 12/11/2025
Fati i gjykimit ose jo të Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe prokurori Dado mungojnë

Fati i gjykimit ose jo të Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe prokurori Dado mungojnë

11:30 | 12/11/2025
Rrëzimi i avionit luftarak, Turqia thotë se nuk ka të mbijetuar

Rrëzimi i avionit luftarak, Turqia thotë se nuk ka të mbijetuar

11:18 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com