Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se protesta do të jetë madhështore dhe nuk do të ketë dhunë.
Kjo deklaratë vjen pas takimit me liderët e partive opozitare, një ditë para protestës që do të mbahet nesër:
“Jemi rakorduar me aleatët të gjitha detajet për nesër, jemi në përditësim të lajmeve nga të gjithë vendet që flasin për një pjesëmarrje gjigante rekord për nesër. Sot ka një marrëdhënie të re me qytetarët. Shumica e tyre nuk ka dyshim që institucionet janë të kapura. Nesër në protestë do derdhen me qindra mijëra shqiptarë, demokratë e socialistë për t’iu bashkuar protestës popullore që paralajmëron këtë aleancë të re me qytetarët.
Për të ardhmen e rinisë, për punësimin e të rinjve në të gjithë do të jemi në këtë protestë, nuk do të ketë luftë, as spektakël do ketë një protestë madhështore që shpall se shqiptarët nuk pranojnë më qeverisjen e banditëve, banditët e kanë vendin në burg.
Ejani të gjithë, mos rrini në shpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur!”, tha Basha. TIRANA TODAY