Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, teksa ka bërë një pasqyrim se ku gjendet Shqipëria sot në këtë ditë.
Sipas deputetit demokrat, sot në shqiptarët, 27 vite pas ardhjes së demokracisë, nuk zgjedhim dot të lirë, nuk gëzojmë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë mbi median dhe nuk përfitojmë dot nga liria e vërtetë e tregut prej monopoleve të pushtetit.
Kreu i të djathtëve fajëson Ramën, teksa thotë se ai i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe kërcënime.
Postimi i plotë i Bashës:
Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne. Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.
Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.