Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha akuza Ramës: Po pastron paratë e krimit, të hetojë Prokuroria!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha akuza Ramës: Po pastron paratë e krimit, të hetojë Prokuroria!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po pastron paratë e krimit dhe drogës me anë të koncesioneve.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Ramës të bërë sot, Basha tha se Rama i fton shqiptarët të qeshin me të vërtetat e tmerrshme, ndërsa shtoi se projekti 1.4 miliard euro duhet të ndalet tani, teksa hedh dyshime se po përdoret për të pastruar para.

Po ashtu, në mbyllje, kryedemokrati i bën thirrje Prokurorisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që të hetojnë koncesionin e tenderit qeveritar.

FJALA E BASHËS:

Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.

Qeveria amerikane harton listën, vend kryesor i pastrimit të parave . Në gusht 2017, një tjetër raportim për pastrimin e parave,m e renditi Shqipërinë si një ndër 3 vendet kryesore të pastrimit të parave në Evropë.

Janë me qindra milionë euro të prodhuara nga droga në duar të kriminelëve, që duan ti qarkullojnë dhe pastrojnë këto para. Nuk ka dyshim që është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim që koncesionet që jep Edi Rama mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës.

Ka një parim themelor ekonomik: Paraja e pistë përzë paranë e ndershme. Për 4 vite nuk ka asnjë investim të huaj. Droga dhe trafiqet po lulëzojnë, paraja e pistë. Paratë nuk i pastrojnë vetëm kriminelët, por edhe politikanët që marrin para nga kriminelët.

Rama sot i ftoi shqiptarët që të mos i marrin seriozisht akuzat e kapjes së Shqipërisë nga paratë e pista. 

Për katër vjet me rradhë ai u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka c’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant.

Ulej me fshatarët dhe i pyeste se ç’thotë kanabisi, herën e fundit që Rama i ftoi shqiptarët të qeshnin.

Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi.

Depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të./ Tirana Today

Tags: edi ramalulzim bashaparate e krimitpastronProkuroriatë hetojë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Borsh, drejtuesi i skrepit transportohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Borsh, drejtuesi i skrepit transportohet me helikopter në Tiranë

17:32 | 22/12/2025
Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari
Kryesore

Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari

17:23 | 22/12/2025
Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

16:30 | 22/12/2025
Next Post
Serbët e Kosovës kërcënojnë Prishtinën: Do armatosemi sapo të krijoni ushtrinë

Serbët e Kosovës kërcënojnë Prishtinën: Do armatosemi sapo të krijoni ushtrinë

Dimitrov dhe Osmani takojnë Mogherinin, në fokus zgjerimi i BE-së

Dimitrov dhe Osmani takojnë Mogherinin, në fokus zgjerimi i BE-së

Sherr masiv mes shqiptarëve në Francë, njëri mbeti i plagosur rëndë

Sherr masiv mes shqiptarëve në Francë, njëri mbeti i plagosur rëndë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

by mirseda
17:40 | 22/12/2025
0

Zyrtarët nga Tajlanda dhe Kamboxhia do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mundësinë e ringjalljes...

Aksident i rëndë në Borsh, drejtuesi i skrepit transportohet me helikopter në Tiranë

Aksident i rëndë në Borsh, drejtuesi i skrepit transportohet me helikopter në Tiranë

17:32 | 22/12/2025
Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari

Aksident në zonën e Lukovës, i mituri me motor përplaset me automjetin, lëndohet 15-vjeçari

17:23 | 22/12/2025
“I pangopuri i fundit i Europës”, blindohet Kryeministria, PD gati podiumin

“I pangopuri i fundit i Europës”, blindohet Kryeministria, PD gati podiumin

16:44 | 22/12/2025
Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

Aksident në Fier: përplasen dy automjete, një i lënduar

16:30 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com