Në rast se klubi i Barcelonës dështon të riktheje Neymar në Camp Nou, atëherë do të përpiqet të nënshkruajë me francezin Kingsley Coman.
Dëshira më e madhe për Barcelonën është të rikthejë dhe njëherë 28 vjeçarin brazilian në Camp Nou, mirëpo asgjë nuk është e sigurtë, prandaj dhe kanë gati një plan B.
Francezi Coman luan me Bayern Munchen është 23 vjeç dhe vlerësohet rreth 60 milionë euro. Ai shihet si një sulmues krahu me një potencial të madh, por dëmtimet e shpeshta e kanë penguar të tregojë më së miri veten.