Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë janë në terren për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në të gjithë vendin. Situata e reshjeve pritet të përmirësohet gjatë mbrëmjes së sotme në Qendër dhe Veri, por e pazakonte gjendja do të jetë në Jug të vendit ku janë përqendruar forcat për përballimin e situatës dhe evakuimin e njerëzve të rrezikuar.
Ashtu si ishte deklaruar, nisin evakuimet me helikopter nga Forcat e Armatosura. Mistria e Mbrojtjes bën me dije se sapo ka nisur operacioni i FA nga ajri për ti ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar në Derven Mallkuc etj.
Sikundër shikohet dhe nga foto situata është shumë e rëndë, ku banorët për ti shpëtuar përmbytjeve janë ngjitur në çati të shtëpisë, apo nëpër katet e dyta të tyre. Ndërsa Forcat e armatosura më anë të helikopterit po u vijnë në ndihmë.