Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Bankers “rrëzon” qeverinë, s’paguan për banorët e Zharrëzës

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Bankers “rrëzon” qeverinë, s’paguan për banorët e Zharrëzës

Banorët e Zharrëzës vazhdojnë të sorollaten pa marrë dëmshpërblimin e plotë për shtëpitë e shkatërruara nga lëkundjet e tokës në këtë zonë.

Kompania “Bankers Petrolium” ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë që e detyron atë të paguajë 900 mijë dollarë për dëmshpërblimin e banesave të shkatërruara gjatë operacioneve të nxjerrjes së naftës në zonën Patos-Marinzë.Banorët e fshatit Zharrëz kanë jetuar prej vitit 2008 në kalvarin e pasigurisë për shkak të lëkundjeve thuajse të përnatshme të tokës, që u kanë dëmtuar shtëpitë.

Banorët kanë akuzuar kompaninë e naftës “Bankers Petroleum” dhe praktikën e ndjekur prej saj të injektimit në tokë të ujit teknologjik, si shkaktar të tërmeteve dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre. Por “Bankers” nuk e ka pranuar asnjëherë se shkaku i tërmeteve janë operacionet e saj.

Kulmi i protestës ishte në shkurt të një viti, kur greva e fundit e urisë së banorëve zgjati rreth dy javë. Më pas, në fund të shkurtit, në kulmin e krizës politike në vend dhe kur vetë opozita ishte ngujuar në çadër në bulevard, banorët e Zharrëzës ndërmorën një marshim të heshtur në këmbë deri në Tiranë, ku u ngujuan përpara Ministrisë së Energjetikës, duke sensibilizuar opinionin publik.

Një protestë që ata nuk deshën kurrë të politizohej. Kjo formë e veçantë proteste u mbyll vetëm pasi qeveria, e gjendur në mes të presionit publik, premtoi të dëmshpërblente 100 për qind dëmet e shkaktuara në shtëpitë e banorëve. Vendimi i datës 1 mars përmbante afate të qarta për përmbushjen e tij. Debati u zhvendos në Parlament, ku Ben Blushi akuzoi qeverinë se mbrojti kompaninë.Pas verifikimit të dëmeve në terren, muajin e kaluar qeveria miratoi vendimin përfundimtar për dëmshpërblimin e banorëve.

Sipas këtij vendimi, fondi për dëmshpërblimin e familjeve u caktua 1.5 milionë dollarë, nga të cilat 900 mijë dollarë iu ngarkuan “Bankers”-it ndërsa 600 mijë te tjera u morën përsipër nga buxheti i shtetit. Vetë qeveria i ka kaluar fondet e saj me vendim në buxhetin e bashkisë së patosit, e cila duhet të bënte edhe dëmshpërblimin për pjesën e shtetit. Por sot “Bankers” refuzon të paguajë pjesën e vet. Përmes një përgjigje zyrtare “Bankers” thotë se ka rënë dakord me Ministrinë e Energjisë për pajtimin e një eksperti të pavarur, i cili do të përcaktojë shkaqet e tërmeteve në zonën e Zharrëzës.

Sipas kompanisë, eksperti, i cili është pajtuar nga vetë qeveria, ende nuk e ka nxjerrë raportin, ndaj për sa kohë nuk ka një raport të pavarur mbi shkaqet e tërmeteve, kompania nuk do të marrë përsipër asnjë dëmshpërblim. Ndërkohë që në fshat, rreth 60 banesa janë vlerësuar të pabanueshme/TCH.

Tags: bakersbanoretqeverispaguan

TË LIDHURA

Berisha: Më 20 shkurt, të rinjtë të lënë gjithçka dhe të mbushin sheshin
Politikë

Berisha: Më 20 shkurt, të rinjtë të lënë gjithçka dhe të mbushin sheshin

19:50 | 16/02/2026
Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet një shtetas italian dhe 6 persona të tjerë
Aktualitet

Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet një shtetas italian dhe 6 persona të tjerë

19:15 | 16/02/2026
Nis foltorja e PD para godinës së Kryeministrisë, i pranishëm dhe Berisha
Politikë

Nis foltorja e PD para godinës së Kryeministrisë, i pranishëm dhe Berisha

18:34 | 16/02/2026
Next Post
Trump kërcënon Shqipërinë: Po votuat kundra nesh në OKB, ju ndërpresim miliarda fonde

Trump kërcënon Shqipërinë: Po votuat kundra nesh në OKB, ju ndërpresim miliarda fonde

Shtypi i ditës, 21 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 21 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 21 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 21 dhjetor 2017







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë
Kosovo

“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë

by mirseda
20:02 | 16/02/2026
0

Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes,...

Berisha: Më 20 shkurt, të rinjtë të lënë gjithçka dhe të mbushin sheshin

Berisha: Më 20 shkurt, të rinjtë të lënë gjithçka dhe të mbushin sheshin

19:50 | 16/02/2026
Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu

Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu

19:42 | 16/02/2026
Françeska Murati: Unë fal pesë vakte, por nuk mbulohem

Françeska Murati: Unë fal pesë vakte, por nuk mbulohem

19:28 | 16/02/2026
Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet një shtetas italian dhe 6 persona të tjerë

Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet një shtetas italian dhe 6 persona të tjerë

19:15 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com