Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Banda e sotme dhe lapangjozët e nesërm

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Gentian Çala

Banda e Rilindjes me në krye Ramën ka vënë në disa dalje publike maskat me gërmat e partisë, të cilën e shkatërruan në vazhdimësi gjatë pushtetit të tyre. Kjo, nuk është as më shumë dhe as më pak, se një përpjekje e kotë për tu thënë simpatizantëve se ata janë socialistë.

Në fakt, socialistët e vërtetë e dinë më mirë se si ishin ata të bandës në pushtet. E dinë, sa herë nuk ju hapnin telefonat apo dyert, kur i trokisnin me gjoba në biznes, sa herë nuk i ndihmonin në nevojë, apo sa herë ju kthenin shpinën. Socialistët e dinë më mirë se me çfarë individësh i mbushi banda bashkitë, drejtoritë dhe institucionet.

Banda e Rilindjes në pushtet kapardiset sot, duke harruar se ishin socialistët e ndershëm ata që i sollën në pushtet, të cilët këta i braktisën. Por, ata nuk harrojnë! Ata do të bëjnë ç’të mundin që banditët të zhvishen nga pushteti, që nga të krekosur të ndihen si lapangjozë që nuk i do dhe nuk i mbështet kush.

Banditët e Rilindjes e meritojnë këtë. Unë njoh shumë socialistë të gatshëm që t’ia kthejnë reston Ramës dhe oborrtarëve të tij, shërbëtorëve dhe ushtarucëve të pushtetit. Sepse zullumet janë të shumta dhe pritshmëritë e socialistëve nuk janë realizuar aspak.

Fjala zhgënjim lexohet lehtësisht, jo te ata që vodhën e shinë në pushtetin e Ramës, por te të gjithë ata që besojnë te e majta dhe që jetojnë me djersën e ballit. Bandën nuk mund ta ndihmojë më as paratë, as të fortët dhe as oligarkët, ndaj ata janë kandidatët për lapangjozët që nuk respektuan votuesit e thjeshtë të tyre, që i kthyen shpinën njerëzve të ndershëm.

Lapangjozët e nesërm do të kenë dy llogari, të parën me të vetët dhe të dytën me institucionet e vendin, posaçërisht me ato të zbatimit të ligjit. Politikisht ata ndëshkimin do ta marrin në zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk do të kenë kundër vetëm opozitarët dhe votuesit e zonës gri, por edhe socialistët e ndershëm dhe të zhgënjyer.

Ata nuk meritojnë asnjë ditë më shumë të qëndrojnë në pushtet.

Ndaj së paku i kurseni socialistëve daljen me maska me inicialet e PS-së se nuk e meritoni. Gjithësesi, më pak të dëmshëm do të jeni si lapangjozë pa pushtet për të gjithë shqiptarët pavarësisht nga përkatësia politike.

Tags: Bandabanditëgentian calalapangjozëtopinion

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Tërmeti “u harrua”, shqiptarët nuk sigurohen dhe presin nga shteti

Kërcënohet zv.Ministri i Brendshëm i Kosovës

SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

by mirseda
18:00 | 04/06/2026
0

Protestat në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, nuk janë tamam të pazakonta. Partia Demokratike (PD) në...

Ndeshja me Luksemburgun, Ramadani: Këto dy miqësore na shërbejnë për të ardhmen

17:57 | 04/06/2026

Probleme për Argjentinën, lojtari në dyshim për Botërorin

17:28 | 04/06/2026

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com