E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Kërcënohet zv.Ministri i Brendshëm i Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se zëvendësministri, Zafir Berisha është kërcënuar. MPB thotë se rasti është hapur në Policinë e Kosovës.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në njoftim.

Berisha para disa muajve është emëruar edhe Koordinator nacional për Siguri Kibernetike. Pas emërimit, Berishës i ishte hakëruar llogaria e tij personale në Facebook.

Sipas tij, llogaria ishte hakëruar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

“Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbisë”, kishte thënë ai.

Për emërimin e Zafir Berishës në pozitën e Koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike, kishte pasur reagime të shumta.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...