Bamirësia është një vlerë e çmuar, e për të cilën populli shqiptar e ka dëshmuar ndër vite se nuk kursehet. Një tjetër rast shëndetësor i publikuar nga “Fundjavë Ndryshe” ka marrë dritën jeshile, duke siguruar shumën dhe marrjen përsipër të trajtimit për në Turqi.
Gjatë këtyre pesë viteve, Muhamed Kurtishi ka kaluar një kohë të gjatë nëpër spitale. Djali nga Tetova vuan nga mungesa e oksigjenit në tru. Familjarët kërkuan ndihmën e shqiptarëve, për të dhënë sadopak kontribut, që djali i tyre ti rikthehej jetës normale. Djali për fat të keq nuk flet, nuk ushqehet dhe nuk lëviz. Për ndërhyrjen nevojiteshin 15.000 €, të cilat tashmë janë siguruar falë ndihmës së shqiptarëve kudo ndodhen. Muhamed Kurtishi do trajtohet në Turqi, me ndërhyrje kirurgjikale në kokë.