Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” theksoi se atyre personave që janë karantinuar vetëm, në dhomë dyshe, do iu kthehen lekët.
Ministrja deklaroi se riatdhesimet do të shtohen duke nisur nga data 11 maj pasi personave që kthehen nuk do t’ju kërkohet më të karantinohen në hotele, por në shtëpi.
“Të gjithë qytetarët që kanë qëndruar vetëm në hotel në dhoma dyshe do të marrin mbrapsht lekët. Mbas datës 11 nuk do të ketë më karantinim në hoteleri, por në shtëpi. Ata që nuk kanë dashur të kthehen sepse do të karantinoheshin në hotel do të kthehen tani”, tha Balluku.