Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ballkani Perëndimor ende larg BE, ç’duhet të bëjë Brukseli

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, W-Instant
Ballkani Perëndimor ende larg BE, ç’duhet të bëjë Brukseli

Nga: Richard Grieveson “Emerging Europe”

Princi Meternik, kancelari dhe ministri i Jashtëm i Austrisë në fillim të shekullit XIX-të, thuhet se ka tha në një rast se “Ballkani fillon në Landstrasse”, një rrugë që të çon nga Vjena drejt lindjes. Nga Vjena, Ballkani është dukur gjithnjë shumë pranë, dhe rëndësia e këtij rajoni për qytetin, vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Shumë njerëz nga rajoni ballkanik e kanë bërë Vjenën shtëpinë e tyre, dhe kompanitë që kanë selinë këtu luajnë një rol të madh në sektorin banker, dhe sektorë të tjerë në vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëri. Tridhjetë vitet që nga shembja e Murit të Berlinit, kanë qenë të vështira për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa shumë vende të tjera të Evropës Qëndrore dhe Lindore (EQL) janë anëtarësuar në BE, dhe kanë arritur nivele respektive të krahasueshme me Evropën Perëndimore, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbetur prapa. Vetëm Kroacia është anëtarësuar në union, dhe kjo ndodhi vetëm 9 vite pas valës fillestare të anëtarësimeve të vendeve të EQL.

Ndërkohë, konvergjenca e PBB-së për frymë, varion nga 20 përqind e nivelit të Austrisë në Kosovë, në 36 përqind në Malin e Zi (niveli ekuivalent për Republikën Çeke është 71 përqind). Dhe në mesin e kësaj situate të vështirë, këtë vit janë shfaqur apo intensifikuar disa sfida shqetësuese.

Së pari, perspektivat e pranimit të vendeve të rajonit në BE, po zbehen. Këshilli i BE-së, vendosi të mos çelë negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fillim të këtij viti, pavarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian. Kundërshtimet më të mëdha erdhën nga Franca dhe Holanda.

Kjo ka shkaktuar një zhgënjim të madh në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, që kohët e fundit arriti t’i japë fund një mosmarrëveshje të vjetër me Greqinë, përmes ndryshimit të emrit. Nëse këto vende nuk shohin ndonjë mundësi realiste për anëtarësim, ka të ngjarë që reformat e nisura të zvarriten për shumë kohë.

Së dyti, disa nga tensionet politike historike, duket se po rindizen. Mundësia e një shkëmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, ka shtuar rreziqet politike dhe ato të sigurisë, dhe ka risjellë në skenë pretendimet historike nga të dyja palët. Udhëheqësit në të dyja vendet, kanë artikuluar kërcënime të papërgjegjshme me veprime ushtarake. Ndërkohë, edhe tensionet e brendshme në Bosnjë Hercegovinë, janë jo pak shqetësuese.

Së treti, rritja ekonomike në rajon duket se po ngadalësohet. Dhe kjo jo vetëm në Serbi, deri më sot ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia serbe u rrit me 4.3 përqind në 2018, por do të ritet pak më shumë se gjysma e këtij niveli gjatë këtij viti.

Këtu ndikojnë faktorët e brendshëm, mes tyre edhe mbyllja e fabrikës së Fiat-Chrysler. Për më tepër, tarifat në nivelin 100 përqind të vendosura nga qeveria e Kosovës për eksportet serbe, ndikimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, dhe një recesion i mundshëm ekonomik në Gjermani, kanë të ngjarë të ketë një ndikim shtesë.

Së katërti, Ballkani Perëndimor rrezikon të zhytet edhe më tej në konfliktet mes fuqive të mëdha. Rusia vazhdon të përzihet në punët e rajonit. Por historia e vërtetë është mbërritja e Kinës me Nismën e saj të Brezit dhe Rrugës (BRI). BRI mund të sjellë investime që janë mëse të nevojshme për infrastrukturën e Ballkanin Perëndimor, duke përmirësuar ndërlidhjen mes vendeve.

Por ajo sjell ndërkohë edhe rreziqe serioze, që lidhen me mjedisin, standardet e prokurimit publik, dhe ndikimin e padëshiruar politik nga këndvështrimi i BE-së. Fatkeqësisht, duket sikur pranimi në BE, është ende një rrugë e gjatë për Ballkanin Perëndimor.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh ndryshimin e situatës ekonomike dhe politike, është e rëndësishme që Brukseli, Berlini dhe Parisi, të mendojnë se si të mbështesin më tej zhvillimin dhe ndërlidhshmërinë në rajon. Një integrim më i madh me tregun e BE-së, një qasje më e madhe në buxhetin e BE-së, dhe një rol më i fortë nga BE-ja në zgjidhjen e konflikteve politike në rajon, do të ndihmonte në këtë proces. Duke marrë parasysh rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Austrinë, qeveria e Vjenës duhet të ketë një rol drejtues në këtë aspekt.

TIRANA TODAY

 

Tags: Ballkani PerëndimorbeRichard Grieveson

TË LIDHURA

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve
Bota

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë
Bota

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

08:51 | 01/11/2025
Next Post
U arrestua me bujë, të premten mund të lirohet/ Ç’po ndodh me ish-prokuroren Janeva

U arrestua me bujë, të premten mund të lirohet/ Ç’po ndodh me ish-prokuroren Janeva

Debat në Komisionin Hetimor/ Alimadhi përplaset me Manjën

Debat në Komisionin Hetimor/ Alimadhi përplaset me Manjën

Mbledhja për shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn afatin për hetim

Mbledhja për shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn afatin për hetim







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025




TË FUNDIT

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”
Kosovo

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

by mirseda
16:58 | 01/11/2025
0

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa informacione të reja rreth...

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

16:56 | 01/11/2025
“Ky është dëbim” – BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

“Ky është dëbim” – BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

16:54 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Shehu në Tepelenë: Opozita gati për fitoren më 9 Nëntor

Shehu në Tepelenë: Opozita gati për fitoren më 9 Nëntor

16:51 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com