Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ballkani nën kupolën e ajrit të ndotur

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ballkani nën kupolën e ajrit të ndotur

Kur afrohet dimri e ndjen kudo ajrin e rëndë në Ballkan.

Smogu ka pushtuar kryeqytetet si Beogradi, Zagrebi e Sarajeva, por në vend që të veprojë, politika përpiqet ta zbusë problemin.

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva.

Që më parë dy qytetet kishin zënë vendet e para në portalin online AirVisual.

Në një kohë që ato nuk bëjnë përjashtim.

Autoritetet thonë, se e me ardhjen e dimrit mjaft qytete në Ballkan fillojnë të marrin “frymë rëndë”.

Por këto deklarata kanë funksion qetësues, sinjali është që të mos ketë panik, se nuk është diçka e jashtëzakonshme, por më shumë “një ndotje tipike për këtë periudhë të vitit”.

Ndërkohë që autoritetet në të tre këto vende nuk është, se ndërmarrin aq sa duhet për t’i dalë zot këtij problemi.

Radomir Lazovi nga iniciativa qytetare “Mos e mbysni Beogradin” kritikon se autoritetet veprojnë nganjëherë edhe kundër fakteve.

“Në Vincë, pranë Beogradit po ndërtohet një impiant i djegies së mbetjeve, megjithëse Banka Europiane e Investimeve e ka refuzuar financimin e saj së fundmi, sepse nuk plotësonte standardet, që Serbia ka pranuar si kandidate për anëtarësim.”

Uljen e rëndësisë së ndotjes së ajrit nga autoritetet, Lazovic e sheh si përpjekje të tyre për të qetësuar qytetarët.

“Kjo do të thotë arrati nga realiteti.” Ndotja nuk ndodh pa arsye, ka një burim ndotjeje, kritikon Lazovic.

Gaz në vend të qymyrit

Ndërkohë që në shumë qytete ballkanike ajri është më shumë i ndotur në dimër, në disa qytete boshnjake, Zenica, Tuzla, Lukavac ajri është gjatë gjithë vitit i ndotur, thotë Samir Lemes nga shoqata “Eco Forum Zenica për Deutsche Wellen.

“Pronarët e fabrikave nuk i kanë ose nuk investojnë në teknologji të reja, që do ulnin emetimet.

Investimet e dikurshme në teknologji të përparuara u ndërprenë nga lufta në vitet 90-të, dhe privatizimi pas luftës nuk solli ndryshime që do të ulnin ndjeshëm emetimin e dioksidit të squfurit, SO2”, thotë Lemes.

Një nga pasojat: Në Zenica, një qendër e industrisë së metalit në Bosnje-Hercegovinë në vitin 2018 përqendrimi i squfurit u tejkalua në 252 ditë.

Me ligj kjo lejohet vetëm tre ditë.

Edhe Sarajava është një nga qytetet evropiane me ndotjen më të madhe edhe për shkak të pozicionit gjeografik, që e bën të vështirë qarkullimin e ajrit.

Ndërkohë shumë shtëpi ngrohin me qymyr, megjithëse që në vitet 70-të bashkia shtroi gjerësisht linjat për tubacionet e gazit.

Një masë me efekt, thotë Lemes, përqendrimi në ajër i blozës dhe SO2-t ra ndjeshëm.

Por vetëm pak kohë mundën të merrnin frymë lirisht banorët e Sarajevës.

“Trafiku i automjeteve është shtuar, po ashtu edhe përdorimi i lëndëve djegëse të forta, sepse çmimi i gazit është shumë i shtrenjtë.

Kështu efektet pozitive të viteve 80-të u zhbënë.

Situata përkeqësohet edhe nga ndërtimet e paplanifikuara të grataçielave, që e reduktojnë lëvizjen e rrymave të ajrit dhe shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore me gaz”, kritikon Lemes. Qytetarët janë “të mallkuar” të thithin një ajër të tillë, thotë ai.

E njëri është Nenadi nga Sarajeva, që vuan astma. “Për ne të sëmurët kronikë periudha e dimrit është periudha e mbytjes nga ajri.

Më e keqja është se me këtë smog nuk lëvizim dot të lirë. Por duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë në punë. Apo tek mjeku. Mirë do ishte të shkonim në mal, por edhe kjo nuk është gjithmonë e mundur.”

Drejtori i Spitalit të Zagrebit për sëmundjet e mushkërive, Boro Nogalo thotë, se brenda 15 vitesh shumë vetë do të vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes.

Alergjitë në vendet me ndotje të lartë të ajrit janë shumë më të shpeshta.

“Ndotja e ajrit dëmton mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe shkakton në kombinim me alergjenë të tjerë inflamacione të ndryshme”, thotë Nogalo.

Shkencë në vend të politikës

Ndërkohë edhe në Kroaci, vend që prej 5 vitesh është anëtar i BE-së, nuk ka ajër më të pastër.

Vërtet qytetet bregdetare për shkak të pozicionit gjeografik kanë të dhëna më të ulëta të ndotjes, por në brendësi të vendit, vlerat e ndotjes tejkalohen rregullisht, edhe në kryeqytetin Zagreb.

Nuk ka një zgjidhje të thjeshtë të problemit, pranon Samir Lemes nga shoqata qytetare Eco Forum, Zenica.

Më shumë kemi nevojë për një paketë masash, që trajtojnë disa probleme.

“Qendrat industriale kanë nevojë për filtra dhe teknologji për reduktimin e emetimeve, trafiku rrugor duhet të përmirësohet, duhet punuar që të përmirësohet termoizolimi i apartamenteve, për të reduktuar përdorimin e energjisë nga sistemet e ngrohjes me djegie”, thotë Lemes.

Ai kërkon edhe largimin nga qarkullimi të automjeteve me ndotje të lartë.

Aktivisti është i mendimit, se duhet dëgjuar më shumë shkenca në këtë drejtim dhe jo politika, që më në fund të veprohet.” /DW

Tags: ajerBallkankupolendotur

TË LIDHURA

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
Rajoni

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji
Rajoni

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

14:24 | 14/10/2025
Next Post
Gazetarja nxjerr dëshminë: Gjurmët e Rrajës u gjetën tek syzet

Gazetarja nxjerr dëshminë: Gjurmët e Rrajës u gjetën tek syzet

Detaje tronditëse/ Lala flet për dy atentatorët e tjerë të prokurorit Ndoja

Detaje tronditëse/ Lala flet për dy atentatorët e tjerë të prokurorit Ndoja

A është gati PD për zgjedhje të parakohshme/ Përgjigjet Basha

A është gati PD për zgjedhje të parakohshme/ Përgjigjet Basha







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com