Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Balla: Këto janë rregullat e reja që do zbatojë çdo deputet socialist

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Balla: Këto janë rregullat e reja që do zbatojë çdo deputet socialist

I sapo emëruari kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socieliste,Taulant Balla,  gjatë  fjalës së tij në takimin e ditës së sotme, ka  folur për  rregulloren e re të PS.

“Ne kemi përgatitur një manual rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të grupit parlamentar socialist, si dhe të aktivitetit të deputetit jo vetëm në parlament por edhe në zonën e përfaqësimit”- u shpreh Balla.

Ai pohoi se ky ndryshim bëhet për respektimin e rregullave, me qëllim parandalimin e degradimit të debatit parlamentar.

Sipas kreut të ri të Grupit Parlamentar të PS-së,  ky material  është ndarë në 5 kapituj të rëndësishëm që do zbatohet nga çdo deputet socialist.

Fjalimi i Taluant Ballës:

Përshëndetje të gjithëve,

Në fakt rekomandimet e Grupit të Punës për performancën dhe rolin e deputetit nuk i drejtohen vetëm deputetëve të rinj të zgjedhur, por në mënyrën si ne e kemi përgatitur janë pjesë e disa rekomandimeve që do të jenë një dokument udhëzues për një marrëdhënie të re bashkëqeverisëse me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe për të gjithë anëtarët e tjerë të skuadrës në detyrat që kanë apo në detyrat që do të marrin prej këndej.

Ne kemi përgatitur një manual rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të grupit parlamentar socialist, si dhe të aktivitetit të deputetit jo vetëm në parlament por edhe në zonën e përfaqësimit.

Ndryshimi që ne duhet të bëjmë në marrëdhënien ndërmjet deputetit dhe njerëzve, për suksesin e koalicionit të madh me njerëzit e zakonshëm, është pikërisht domosdoshmëria e ngritjes së një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve.  

Zyrat kryesore elektorale në çdo Bashki duhen menjëherë prej shtatorit të shndërrohen dhe të adaptohen në funksion të zyrave të deputetëve të qarkut.

Synimi ynë duhet të jetë që në çdo zonë të administrimit zgjedhor ne të kemi zyrën e deputetit përkatës. Për këtë qëllim në rregulloren e grupit parlamentar në të cilën përcaktohen detyrat e deputetit të grupit parlamentar socialist për marrëdhënien me zgjedhësit, ne do të propozojmë ndryshime në nenin 28 të rregullores së grupit parlamentar, ku çdo deputet i Partisë Socialiste ka të përcaktuar një zyrë në zonën zgjedhore që ai mbulon, në qarkun ku është zgjedhur, ku zhvillon takim me zgjedhësit jo më pak se një ditë në javë.

Prej sot e tutje nuk ka më deputet të Partisë Socialiste që nuk do të jetë në zonën e tij zgjedhore çdo javë në takime të përcaktuara dhe të raportuara në Kryesinë e Grupit Parlamentar.

Po aq i rëndësishëm është ndryshimi i fotografisë antiparlamentare të manifestuar  çdo të enjte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Respektimi i rregullave, me qëllim parandalimin e degradimit të debatit parlamentar, është një ndër synimet e jetës parlamentare në katër vitet e ardhshme.

Ne jemi votuar për ta pasur Shqipërinë me shtet dhe prandaj jemi forca e shembullit lidhur me respektin që pretendojmë nga njerëzit e zakonshëm për normat e ligjëruara të bashkëjetesës.

Në këtë qasje të re të jetës parlamentare, një ndryshim rrënjësor do të jetë edhe roli e funksionimi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në marrëdhëniet e tij me qeverinë, por edhe ndryshimi rrënjësor i qasjes së deputetëve me pjesëmarrjen në komisione apo seanca plenare.

Kryesia e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste rekomandohet prej grupit tonë të punës që të miratojë menjëherë, në mbledhjen më të parë të grupit parlamentar, edhe manualin e deputetit, i cili të përcaktojë udhëzimet bazë në organimizin e punës në zonën zgjedhore që punon dhe në veprimtarinë e përditshme, në komisionet dhe në seancat plenare.

Manuali do t’u vijë në ndihmë deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, në organizimin dhe drejtimin e punës në zonën zgjedhore që mbulon dhe veprimtarinë e përditshme të komisioneve dhe seancave plenare. Manuali që mban më tepër se rekomandime, mban edhe përshkrime të mënyrës së funksionimit nga eksperienca jonë parlamentare, 25-vjeçare tashmë, por edhe nga modele të suksesshme të parlamentarizmit në vende të Bashkimit Europian.

Përshtatja e këtyre strategjive nga çdo deputetet i Partisë Socialiste do të varet nga angazhimi individual si në zonën përkatëse, ashtu dhe në veprimtarinë parlamentare. Deputeti i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka një rol të rëndësishëm në procesin e ri të nisur prej nesh në bashkëqeverisjen me njerëzit.

Çdo deptutet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme.

Ne kemi deputetë të cilët janë aktivë në zonat e tyre përkatëse zgjedhore dhe që tregojnë angazhim me zgjedhësit e tyre, por duhet të kemi parasysh se realiteti i tanishëm tregon se përfaqësuesit e zgjedhur nuk mund t’i drejtojnë të gjitha ankesat dhe kërkesat e zgjedhësve në të njëjtën kohë, përgjatë gjithë kohës. Për këtë qëllim merr një rëndësi shumë të veçantë ndërtimi i mekanizmave, që t’i japin një shtysë besimit publik si shtyllë e rëndësishme e bashkëqeverisjes me njerëzit.

Në këtë përpjekje tonën të përbashkët, çdo deputet i PS-së duhet të ushtrojë plotësisht të gjitha të drejtat që i ka dhënë Kushtetuta.

Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke i marrë mendime apo duke i dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen apo miratohen në Kuvend.

Deputeti ka të drejtë të ushtrojë vetë, në kuadrin e veprimtarisë së komisionit, kontrollin e zbatimit të ligjeve, vendimeve e akteve të tjera të nxjerra prej Kuvendit, Këshillit të Ministrave etj.

Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e analizave nga organet  e qeverisjes vendore. Organet e qeverisjes vendore në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjeve dhe për mundësinë e marrjes pjesë të deputetit. Drejtuesit e ministrive dhe institucioneve qendrore duhet t”i kushtojnë përparësi çdo deputeti.

Do t’i kërkoja çdo deputeti të Partisë Socialiste që ta marrë dhe ta shqyrtojë këtë material.

Ne e kemi ndarë materialin në 5 kapituj të rëndësishëm. Jeta parlamentare, jeta dhe veprimtaria në zonën zgjedhore. Sigurisht një rol të ri dhe një ndryshim thelbësor të punës së Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë se Patia Socialiste do ketë dhe drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë, një ndryshim i madh do jetë mënyra se si do funksionojë.

Ne kemi përgatitur edhe disa rekomandime për strukturat organizative të Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste e Shqipërisë, grupi i saj Parlamentar do t’i rekomandojë Kuvendit të Shqipërisë, strukturave përkatëse, këto rekomandime: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë do të propozohet nga Partia Socialiste, zv. kryetari i Kuvendit nga Partia Socialiste, zv. kryetari tjetër i Kuvendit nga opozita.

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtarë, ndër të cilët: kryetari i Kuvendit do të propozohet nga Partia Socialiste, zv. kryetari i Kuvendit nga Partia Socialiste, zv. kryetari tjetër i Kuvendit nga opozita.

Sekretariati për buxhetin, një nga Partia Socialiste dhe një nga opozita. Sekretariati për procedurat në votime nga Partia Socialiste, sekretariati për statusin e deputetit, sekretariati për kërkimin shkencor dhe bibliotekat, sekretariati për marrëdhëniet me jashtë nga Partia Socialiste.

Konferenca e Kryetarëve do të përbëhet nga: kryetari i Kuvendit, Partia Socialiste, zv. kryetari i Kuvendit Partia Socialiste, zv. kryetari tjetër i Kuvendit nga Partia Demokratike, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së dhe të gjithë kryetarët e komisioneve; 8 gjithsej, 5 pozita dhe 3 opozita, kjo ka qenë një praktikë tashmë e konsoliduar në shumë vite.

 

Këshilli për rregulloren e mandatit dhe imunitetit 10 anëtarë gjithsej, 5 pozita dhe 5 opozita. Këto do të jenë propozimet tona dhe sigurisht kjo është taksative, ku është një barazim mes opozitës dhe mazhorancës.

Këshilli për legjislacionin e dhjetë: 5 pozita dhe 5 opozita.

Komisione parlamentare: gjithsej 8 komisione, 5 drejtohen nga pozita dhe 3 nga opozita. Ne do t”i propozojmë sipas procedurës parlamentare që opozita të drejtojë komisionin për edukimin dhe mjetet për informimin publik, komisionin për punën dhe çështjet sociale dhe shëndetësinë; dhe sigurisht praktikën tashmë shumëvjeçare prej vitit 2003, ku ekziston komisioni I integrimit në kuvendin e Shqipërisë dhe opozita do të drejtojë dhe komisionin për integrimin europian.

Delegacione të përhershme pranë organizatave ndërkombëtare, sigurisht sipas të njëjtës praktikë Partia Socialiste do të drejtojë Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asociim, ndërkohë që anëtarë do të ketë 3 mazhoranca dhe 2 opozita.

Asambleja parlamentare e OSBE: 3, 2, 1 – kryetarë Partia Socialiste.

Asambleja Parlamentare e Atlantikut të Veriut: kryetarin mazhoranca, Partia socialiste, si dhe 3 anëtarë gjithsej: 2 mazhoranca 1 opozita.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës me të njëjtën parim, iniciativa e Europës Qendrore; kryetarin pozita, 4 anëtarë, 2 pozita dhe 2 opozita.

Asambleja Parlamentare Mesdhetare me të njëjtin parim.

Asambleja Parlamentare e Bashkimit Ekonomik për Detin e Zi, edhe kjo është një iniciativë mjaft e rëndësishme, ku parlamenti i Shqipërisë luan një rol të rëndësishëm dhe përsëri do të kemi të njëjtën barazi në përfaqësimin pozitë-opozitë.

Nisma Adriatiko-Joniane, Asambleja Parlamentare e Frankofonisë.

Ndërkohë që me grupet e miqësisë, sigurisht edhe në komunikim me drejtuesit e rinj të grupeve parlamentare të tjera, të përfaqësuar në kuvendin e Shqipërisë.

Kryesia e re e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste do të ndjekë parimin e barazisë në përfaqësim. Sigurisht që në grupet kryesore të miqësisë Partia Socialiste do kërkojë të ketë drejtimin e tyre, për t’i dhënë grupeve të miqësisë parlamentare një dimension të ri nisur nga disa eksperienca të mira që kanë pasur disa nga grupet e miqësisë në kuadër të funksionimit të katër vjeçarit të shkuar.

Ju faleminderit!

Tags: balladeputet socialistrejarregullat

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Angela Merkel për Brexit: Presim Britaninë, BE është gati

Merkel kërcënon Britaninë: Shlyeni detyrimet para se të dilni nga BE

Ja disa nga shkaqet e gjakderdhjes në hundë

Ja disa nga shkaqet e gjakderdhjes në hundë

Spikeri abuzoi me thirrjet ndaj tifozëve, UEFA prish festën e Skënderbeut me gjobë

Spikeri abuzoi me thirrjet ndaj tifozëve, UEFA prish festën e Skënderbeut me gjobë

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com