Fenomeni i rrezikshëm i njohur si “Balena blu”, po gjen shtrirje të frikshme në vendin tonë. I shfaqur ditët e fundit në jug të Shqipërisë, loja vdekjeprurëse është zbuluar se është aplikuar edhe në Shkodër, nga disa adoleshentë.
Famulltati Dom Artur Jaku ka zbuluar tre raste të fëmijëve të përfshirë në lojën vdekjeprurëse “Balena Blu” gjatë kungimit të 70 fëmijëve në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.
Ai tregon edhe më në detaje se si një vajzë rreth 14 vjeç kishte arritur një nivel të lartë të lojës, duke prerë në thikë dorën e saj dhe duke bërë në dorë balenën.
Vajza identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur mësohet se ka qenë në nivelin e 27-të të lojës “Balena Blu”, ndërsa mendohet se edhe fëmijë të tjerë janë të përfshirë në lojë.
Psikologët bëjnë u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë shumë të kujdesshëm në mbikëqyrjen e sjelljes së fëmijëve të tyre pasi fenomeni po merr përmasat e epidemisë.