Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se partia që ai drejton do të largohet nga qeveria e Maqedonisë. Partia Aleancës për Shqiptarët ishte në bashkëqeverisje me partinë e kryeministrit Zoran Zaev. Sela ka refuzuar dhe pozicionin e zv/kryeministrit për të mos hequr dorë nga kërkesa e tij për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë. Pozicioni i ministrit të Shëndetësisë nuk u pranua nga kryeministri Zaev(lajmin e plotë lexoje këtu). Sela deklaron se ata do të largohen nga qeverisja pas votimi të ligjit për gjuhët. Ai ka kërkuar nga Zoran Zaev që t’i shkarkoj zv/ministrat dhe nëse nuk e bën këtë ai vet do t’i tërheq.
Ai tha se në plan të parë partia e tij do të vendos në plan interesin e qytetarëve dhe jo interesin partiak.
“Do të jemi pjesë e Qeverisë deri sa të votohet Ligji për gjuhët. Shpresoj se dot ë votohet sot, dhe nga ai moment Aleanca nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverisja”.