Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Babai i Mario Majollari zbulon 5 arsyet përse është i pafajshëm

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Babai i Mario Majollari zbulon 5 arsyet përse është i pafajshëm

Babai i Mario Majollarit, Avni Majollari, i cili aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2000, mohon se ai dhe nipi i tij Endrit Majollari janë vrasësit e Ilir Gjuzit dhe Armando Nelajt.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Avni Majollarit, të daBabai i Mario Majollari  zbulon 5 arsyet përse është i pafajshëmtës 22.02.2006 të cilin tvklan.al e disponon ekskluzivisht evidentohen për herë të parë, të gjitha pretendimet e Avni Majollarit, për vrasjen e dyfishtë.

Në apelimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Majollari ngriti 5 pretendime se ai nuk është fajtor, si më poshtë:

1-Në gjykim janë lejuar shkelje të rënda proceduriale, pasi gjykimi është zhvilluar në mungesë e pa dijeni.
2-Nuk është realizuar mbrojtje me avokat në mënyrë të ligjshme, sepse avokati i caktuar kryesisht nuk ka bërë mbrojtje të kualifikuar.
3-Nuk është bërë asnjë hetim për të përcaktuar rolin e bashkëpunëtorëve, pasi janë xhaxha e nip dhe nuk ka bashkëpunim.
4-Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë datën 18.11.2000 si ditë ngjarje.
5-E vetmja provë është ajo se në të dy vrasjet janë gjendur 5 gëzhoja të qitura nga e njëjta armë, por kjo nuk do të thotë se jemi ne autorë.

Avni Majollari gjatë fazës së gjykimit në Apel kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.Avni Majollari, vendim Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit: Pretendimet e Avni Majollarit, të pabaza

Gjykata e Apelit vlerësoi se lidhur me shkeljet proceduriale të pretenduara nga Avni Majollari, ato nuk ekzistojnë.

-Vërtetë si hetimi dhe gjykimi i çështjes është bërë në mungesë të dy të pandehurve, por kjo ka ndodhur se vetë të pandehurit janë larguar në drejtim të paditur, duke iu shmangur hetimit dhe gjykimit. Me të drejtë në këtë rast Gjyakata e Shkallës së Parë ka proceduar në gjykimin e çështjes në mungesë duke marrë dhe vendimin përkatës. Nga aktet në dosje rezulton se janë realizuar detyrimet ligjore për njoftimet, kjo sipas fletë-thirrjeve, gjithnjë është konfirmuar marrja dijeni, nëpërmjet nënës së të pandehurit, Lutfije Majollari, me konfirmimin sipas saj në numrin shumës, pra për të dy të pandehurit, që siç thamë janë nip e xhaxha, se “nuk janë në shtëpi, nuk dimë se ku janë.

-Edhe pretendimi lidhur me mbrojtjen me avokat nuk qëndron, pasi në kushtet e gjykimit në mungesë, gjykata ka caktuar avokat kryesisht Pëllumb Zaimin, i cili ka përfaqësuar në gjykim të dy të pandehurit që nga aktet në dosje, e që nuk është bërë i mundur dëgjimi i tyre, nuk konstatohen interesa të kundërta.

-Ndërsa lidhur me pretendimet për themelin e çështjes, ky kolegj arrin në konkluzionin se si fajësia dhe kualifikimi ligjor i veprave nga akuza dhe gjykata janë bërë drejtë e në përputhje me rrethanat e ngjarjes dhe provat e administruara.

-Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në vrasjen e Ilir Gjuzit janë sekuestruar 2 gëzhoja, ndërsa te Armando Nela, 3 gëzhoja. Sipas akt-ekspertimit balistik të gëzhojave Nr.316 datë 27.11.2000 dhe 315 po të kësaj date, rezultojnë se ato janë qitur nga e njëjta pistoletë e janë të kalibrit 9 mm.Vendimi i vitit 2001, Gjykata: Përse u dënua me burgim të përjetshëm Avni Majollari

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me datën 25.05.2001 ka sqaruar të gjithë zanafillën e të dielës së datës 18.11.2000 ku mbetën të ekzekutuar Ilir Gjuzi dhe Armando Nelaj.

Avni Majollari me datën 18.10.2000 sëbashku me djalin e vëllait të tij, Endrit Majollari, janë nisur nga qytetit i Tiranës për në Dajt.

Në një lokal anës rrugës Tiranë-Dajt, pronë e dëshmitarit Aleksandër Prenga me emrin “Jurgen” ka qenë duke pirë në një tavolinë me shokë të tij Skënder K., Gjovalin P. (vëllai i pronari dhe viktima Ilir Gjuzi).

Në atë lokal kanë hyrë dy të pandehurit, Avni dhe Endri Majollari. Ata janë ulur në një tavolinë tjetër e pasi kanë porositur diçka për të pirë, menjëherë i pandehuri Avni i ka kërkuar viktimës Ilir Gjuzi, që dhe ai të ulej tek ata për të sqaruar disa probleme që kishin me njëri-tjetrin.

Por sapo viktima është ulur në tavolinë, i pandehuri Avni Majollari ka nxjerrë pistoletën që kishte pa leje dhe ka qëlluar mbi Ilirin, duke e lënë të vdekur në vend, kurse Endrit Majollari ka marrë pistoletën, ata kanë dalë nga lokali e janë larguar në drejtim të Tiranës.

Gjatë rrugës në fshatin Qesarakë, të pandehurit kanë dalluar makinën tip “Land Rover” me targë AN 333 BX, ku në sediljen e parë ishte i ulur shtetasi Armando Nelaj. Përsëri i pandehuri Avni, sapo janë afruar ka qëlluar me pistoletë viktimën Armando, ku dhe ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Në momentin e kësaj vrasje kanë dëgjuar krismat dëshmitarët Vasil K. e Ervin N. të cilët kanë dalluar një benz 240 me dy persona brenda që është larguar me shpejtësi.

Këto janë dy vrasjet e ndodhura në të njëjtën ditë dt. 18.11.2000, ku pas deklarimeve të shtetasve për këto vrasje, si shkak për vrasjen e Ilir Gjuzit kanë qenë ngatërresat e tij me Avni Majollari, ndërsa viktimës tjetër Armando Nelaj për acarimet midis të pandehurit Avni me viktimën, për shkak të ndarjes së kushërirës së viktimës.

Fill pas ngjarjeve, dy të pandehurit Avni e Endrit Majollari janë zhdukur duke iu fshehur hetimit dhe gjykimit, procedime këto të zhvilluara në mungesë.10 Prill 2018: Ekzekutimi i Mario Majollarit për hakmarrje

Mbrëmjen e 10 Prillit, djali i Avni Majollarit, 28-vjeçari Mario Majollari u vra me armë zjarri pak metra nga pallati ku banonte, në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Policia identifikoi si autor të vrasjes së tij Petrit Gjuzin, i cili është shpallur në kërkim.

Shkak për vrasjen, sipas policisë, është gjakmarrja, pasi në vitin 2000 babai i të riut, vrau vëllain e Petrit Gjuzit, Ilir Gjuzin. Në këtë ngjarja mbeti i vrarë edhe Armand Nela, kushëri i ish-gruas së Avni Majollarit.

28-vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil, për shkak se i druhej gjakmarrjes, kërkesë e cila iu ishte refuzuar. /tvklan.al/

Tags: 5 arsyetbabaiështëi Marioi pafajshëmMajollaripersezbulon

TË LIDHURA

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

22:55 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?
Aktualitet

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025
Next Post
Barazim me shije humbjeje, Milani dhe Napoli ndajnë nga një pikë (Video)

Barazim me shije humbjeje, Milani dhe Napoli ndajnë nga një pikë (Video)

Del harta/Rusia gati për Luftën e III Botërore, nga do sulmojë Putini

Putin: Sulmet e reja në Siri çojnë në kaos ndërkombëtar

Shqipëria miqësore me Jordaninë në tetor, FSHF hesht

Shqipëria miqësore me Jordaninë në tetor, FSHF hesht

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

by mirseda
22:55 | 26/08/2025
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

22:47 | 26/08/2025
Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

22:31 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com