Një lidhje e cila nuk mund të pranohej kurrsesi nga i ati i vajzës, përfundoi edhe me një bilanc tragjik. 51-vjeçari Rezmi Çaushaj plagosi për vdekje Olsi Lelon, 38-vjeç, ndërsa sipas dëshmive, thuhet se shkak ishte mospranimi i lidhjes që kishte viktima me vajzën e autorit.
Vajza e cila tashmë nuk ka pranë më njeriun e saj të zemrës, teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale me të ndjerin, ish të dashurin e saj, shkruan se do e çojë deri në fund dëshirën e tij, dhe se është motivi i vetëm që e bën të ecë para.
Suada e cila është 23-vjeç, kujton se me të ndjerin kishin bërë shumë plane, kishin thurrur shumë ëndrra, dhe se i vetmi motiv është që të jetojë për të.
Postimi i plotë i vajzës:
“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse? Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti m’ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri. Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!