Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës të dënuar për gjobëvënie dhe një sërë veprash penale.
Seanca që ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme ka dështuar për shkak të mungesës së avokates.
Mësohet se avokatja e caktuar më herët, dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore. Për këtë arsye, gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 8 prill.