Pas shkarkimit të trajnerit Panucci, situata tashmë duket se është në një krizë, ndërsa presidenti Duka po mundohet t’u kthejë moralin djemve të Kombëtares.
Ai ka vendosur që të vërë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijnë në ndeshjet në vazhdim të eleminatoreve.
Ky stimulimin vjen në prag të ndeshjes ndaj Andorrës në transfertë, ku ekipi do të drejtohet nga Ervin Bulku.
Megjithatë, Duka e ka lënë gjithçka në dorë të lojtarëve, ndërsa nuk përjashtohet shtimi i shifrave në rast se arrihen fitore të mëdha.