Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Avokatit të Trump i kërkohet të dorëzojë dokumente

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Avokatit të Trump i kërkohet të dorëzojë dokumente

Presidenti i SHBA Donald Trump u shpreh të hënën me zemërim rreth hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij, ndërkohë që udhëheqësi republikan i Senatit deklaroi se ai nuk do të kishte “zgjedhje tjetër” përveçse të lejojë hapjen e një gjyqi në Senat nëse Dhoma vendos të nisë procedurat.

Senatori Mitch McConnell duket se u dha fund hamendjeve se ai mund të përdorë pozitën e tij për të shmangur një gjyq në senat, duke minuar çdo përpjekje të Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e presidentit. Republikanët kontrollojnë Senatin dhe përgjithësisht kanë heshtur rreth aludimeve apo përpjekjeve për të hetuar presidentin, i cili i përket partisë së tyre.

Dhoma e Përfaqësuesve nisi javën e kaluar një hetim me synimin për ta shkarkuar presidentin Trump, pas raportit të një informatori, i cili ngriti shqetësimin se presidenti ishte përpjekur të shfrytëzonte dhënien e rreth 400 milion dollarëve ndihmë në këmbim të një favori politik nga udhëheqësi i Ukrainës. Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve thanë se i kishin dërguar kërkesa ligjore për dorëzim dokumentesh avokatit të zotit Trump, Rudy Giuliani.

Giuliani, ish-Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, ka thënë në televizion se i kishte kërkuar qeverisë së Ukrainës të “verë në shënjestër” ish-nënpresidentin Joe Biden, kandidat demokrat, që synon të rivalizojë me Presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave, të njohura si “nenet e shkarkimit ndaj një presidenti”, atëherë procesi kalon në Senat, i cili zhvillon një gjyq.

“Nuk do të kisha zgjedhje tjetër përveçse ta pranoj çështjen”, i tha senatori McConnell rrjetit televiziv CNBC. “Sipas rregullave të Senatit, nga ne kërkohet që ta pranojmë çështjen, nëse Dhoma e Përfaqësuesve i hyn asaj rruge. Rregullat e gjykimit në Senat janë shumë të qarta”, tha zoti McConnell. Presidenti Trump e kaloi një pjesë të ditës duke ia drejtuar zemërimin e tij ligjvënësit demokrat që drejton hetimin, duke thënë në Twitter se kongresmeni Adam Schiff, kreu i komisionit të zbulimit, duhet të arrestohet për “tradhti”.

Më vonë, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump e akuzoi ligjvënësin Schiff për shtrembërimin e bisedës së tij të 25 korrikut me Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy. “Adam Schiff bëri një mashtrim dhe e lexoi atë në Kongres, e lexoi përpara popullit të Shteteve të Bashkuara dhe kjo është një poshtërsi”, tha Presidenti Trump. Në komentet e tij, zoti Schiff tha se biseda e presidentit Trump me presidentin ukrainas Zelenskiy “i ngjan një episodi klasik të krimit të organizuar”. Ai gjithashtu ironizoi komentet e bëra nga Presidenti Trump në Twitter.

Dëshmitarë të ndryshëm do të japin dëshmi këtë javë në Dhomën e Përfaqësuesve, lidhur me kërkesën e Presidentit Trump që Ukraina të hetojë kandidatin demokrat Joe Biden. “Ju deklaruat së fundmi se jeni në posedim të provave – në formën e mesazheve tekst, regjistrimeve telefonike dhe komunikimeve të tjera – gjë që tregon se nuk keni vepruar i vetëm dhe që zyrtarë të tjerë të administratës Trump mund të kenë qenë të përfshirë në këtë skemë”, i shkruanin zotit Giuliani kryetarët e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve. Atij i është dhënë kohë të përgjigjet deri në 15 tetor. /VOA

Tags: avokatdokumentedorezonTrump

TË LIDHURA

Orban mban “peng” samitet e BE-së, vetot e Hungarisë bllokojnë ndihmën për Ukrainën
Bota

Orban mban “peng” samitet e BE-së, vetot e Hungarisë bllokojnë ndihmën për Ukrainën

20:33 | 02/10/2025
Zelenski: Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt jeta në Evropë
Bota

Zelenski: Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt jeta në Evropë

20:05 | 02/10/2025
“Për këtë kompeticion vendimet na takojnë ne”, Botërori “përplas” FIFA-n me Trump-in
Bota

“Për këtë kompeticion vendimet na takojnë ne”, Botërori “përplas” FIFA-n me Trump-in

19:13 | 02/10/2025
Next Post
Detajet/ Ekzekutohet brenda në lokal tregtari në Lushnje

Detajet/ Ekzekutohet brenda në lokal tregtari në Lushnje

Bushati: Duhet një pakt kombëtar për Europën

Bushati: Duhet një pakt kombëtar për Europën

Cakaj takon Nën-Sekretaren e OKB-së: Shqipëria, partner i besueshëm

Cakaj takon Nën-Sekretaren e OKB-së: Shqipëria, partner i besueshëm

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

FOTO/ Alaudin Hamiti zbulon pak nga shtëpia e re e Big Brother VIP Kosova
Kosovo

FOTO/ Alaudin Hamiti zbulon pak nga shtëpia e re e Big Brother VIP Kosova

by mirseda
20:56 | 02/10/2025
0

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka ngjallur kureshtjen e publikut duke zbuluar...

Gjendet një person pa shenja jete në mes të rrugës në Babrru

Gjendet një person pa shenja jete në mes të rrugës në Babrru

20:48 | 02/10/2025
Orban mban “peng” samitet e BE-së, vetot e Hungarisë bllokojnë ndihmën për Ukrainën

Orban mban “peng” samitet e BE-së, vetot e Hungarisë bllokojnë ndihmën për Ukrainën

20:33 | 02/10/2025
Transporti publik i ikën bashkive, do administrohet nga shteti

Transporti publik i ikën bashkive, do administrohet nga shteti

20:08 | 02/10/2025
Zelenski: Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt jeta në Evropë

Zelenski: Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt jeta në Evropë

20:05 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com