Prezenca e Avokatit të Popullit dhe monitorimi i protestës së organizuar nga opozita, së bashku me një grup ekspertësh u shoqërua me një reagim të Igli Totozanit.
Avokati i Popullit u shpreh: “Vlerësoj sjelljen paqësore të qytetarëve. Deri tani kjo protestë ka qenë tërësisht paqësore dhe pa probleme. Detyra jonë është që të monitorojmë sjelljen e institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit në protesta. Dhe për këtë rast më lejoni të shpreh vlerësimin edhe për institucionet shtetërore si dhe Policinë e Shtetit që menaxhuan situatën në mënyrë tërësisht profesionale”.
Avokati i Popullit do të vijojë të kryejë të gjitha detyrat që i ngarkon ligji dhe Kushtetuta në mënyrë të paanshme dhe krejtësisht të pavarur.