Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune në Gjermani, dhe nuk i nxorri as vizën e nuk i kthente as paratë. Sot një qytetar nga Tirana, por që jeton në Londër, denoncon të njejtin avokat. Ai thotë se kërkoi nga Berberi, që t’i mundësonte një vizë shkollimi të fejuarës së tij dhe për këtë e pagoi me 11 mijë paund. Por dy vjet më pas, avokati nuk i ka kryer punë e nuk i jep as paratë. Në bisedën e fundit, avokati caktoi datën 12 janar 2022 për kthimin e parave.

Në datën 12 janar, denoncuesi i pajisur me kamera të fshehtë, takon avokatin Sokol Berberi, për t’i kërkuar shumën prej 11 mijë paund, siç kishin rënë dakord.

Por avokati thotë se kishte pasur shumë probleme, ndaj e shtyn kthimin e shumës për në 14 janar.

Qytetari: Tashi ne…të mora atë ditë në telefon kur ishe e të thashë: a je i sigurtë, thashë, që do e lëmë filan ditë….të thashë mos ta anuloj biletën. Ti më the në 12 e ke të sigurtë 1000%.

Avokati Sokol Berberi: Po!

Qytetari: Dhe data 12 është sot.

Avokati Sokol Berberi: E di, e di, e di.

Qytetari: A kupton?

Avokati Sokol Berberi: Tani, Sokolin do ta tolerosh me mirëkuptimin tënd deri pasnesër në drekë! Ti qenke duke u nis, kështu që të ndahemi si miq! Të lutem, më mirëkupto!

Qytetari: Tani iku edhe data 12.

Avokati Sokol Berberi: Nga data 15 në drekë!

Qytetari: Jo 15, jo.

Avokati Sokol Berberi: 14! Më fal!

Qytetari: Pasnesër më the.(14 janar)

Avokati Sokol Berberi: Kujtova, se është 13 sot.

Qytetari: Jo, jo se s’kam…unë dua të iki, që ta mbaroj këtë punë! Mos e kthej më kokën mbrapa tani!

Avokati Sokol Berberi: S’ke për ta kthyer kokën mbrapa! Absolutisht e kam, e kam….

Qytetari: E sa përqind i sigurtë je në këtë rast?

Avokati Sokol Berberi: Po, patjetër!

Qytetari: Sa përqind, sa përqind?

Avokati Sokol Berberi: 5 milionë përqind!

Qytetari: (Qesh) Ti më kënaq mu!

Avokati Sokol Berberi: Ah, mos më qesh! Mos më qesh, se kam pas halle, kam pas probleme! Ta them me sinqeritet!

Bashkë me qytetarin, gazetarja e “Stop” takon avokatin në 14 Janar, por avokati premton për të disatën herë, se do i japë paratë, kësaj radhe në 18 Janar.

Pasi “u mbërthye” nga kamerat e “Stop” avokati Sokol Berberi i kthen qytetarit 11 mijë Paund, që i kishte marrë për vizën e shkollimit të së fejuarës.

Kjo e fundit shpreh mirënjohjen dhe thotë, se pa këmbënguljen tonë nuk kishte për t’i marrë paratë, siç i kishte ndodhur për dy vjet me radhë.

“Kishim dy vjet që nuk i merrnim lekët. Shumë faleminderit emisionit Stop që pas 2 vitesh na zgjidhët problemin”, tha ajo./tvklan.al

Tags: avokatSokol Berberivizë studimi

TË LIDHURA

Sherr me thika mes dy infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre
Aktualitet

Sherr me thika mes dy infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre

12:28 | 23/09/2025
Nisin lëvizjet në Shëndetësi, largohet drejtori i FSDKSh, pozicionin e merr ish drejtori i rëndësishëm i PD
Aktualitet

Nisin lëvizjet në Shëndetësi, largohet drejtori i FSDKSh, pozicionin e merr ish drejtori i rëndësishëm i PD

12:21 | 23/09/2025
IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje
Aktualitet

IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje

12:19 | 23/09/2025
Next Post
Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Sherr me thika mes dy infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre
Aktualitet

Sherr me thika mes dy infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre

by mirseda
12:28 | 23/09/2025
0

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për...

Nisin lëvizjet në Shëndetësi, largohet drejtori i FSDKSh, pozicionin e merr ish drejtori i rëndësishëm i PD

Nisin lëvizjet në Shëndetësi, largohet drejtori i FSDKSh, pozicionin e merr ish drejtori i rëndësishëm i PD

12:21 | 23/09/2025
IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje

IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje

12:19 | 23/09/2025
Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

12:07 | 23/09/2025
Tre ditë i zhdukur pa gjurmë, babai denoncon humbjen e 15-vjeçarit në Pogradec

Tre ditë i zhdukur pa gjurmë, babai denoncon humbjen e 15-vjeçarit në Pogradec

11:57 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com