Avokati i drejtorit Andi Toma, Neshat Fana deklaroi se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shkelje. Në studion e Opinion, Fana hodhi akuza të rënda ndaj gjykatës, teksa tha se vendimi i saj është i falsifikuar, ndërsa lajmëroi se të nesërmen do të depozitojë një kallëzim penal:
“Vendimi i gjykatës është i falsifikuar, unë nesër do të depozitoj kallëzim penal dhe për prokurorin dhe gjykatësin”, u shpreh avokati Neshat Fana.
Pjesë nga deklaratat e tij:
E kontestoj të tërë gjë e pretenduar, konsistoj në themelin e gjërave. Mënyra e marrjes së provave, është e kontestueshme.
Rruga është tenderuar në vitin 2008, ka qenë rikonstruksion nuk ka qenë ndërtim i një rruge të re, buxheti është modest, sipas të gjithë specialistëve. Rruga nuk është mbaruar, dhe ndoshta nuk do bëhet asnjë herë. Nuk është mbaruar asnjë herë, pasi është formacioni i tokës që është i keq prandaj.
Tenderi është zhvilluar konform ligjit, janë hedhur të gjitha hapat sipas ligjit.
Firmat që kanë bërë punimet kanë ndryshuar rolet, mes tyre. Firma që kishte 10% kërkoi të merrte 90% dhe prandaj janë bërë shumë ndryshime. Kjo gjë është shënuar si shkelje për ndryshimin e kontributit të firmave.
Vendimi i gjykatës është i falsifikuar, unë nesër do të depozitoj kallëzim penal dhe për prokurorin dhe gjykatësin.