Koha fizike na privon shpesh të merremi edhe me gjërat më të rëndësishme të jetës sonë, mes tyre edhe shëndeti. Duke vrapuar për në punë ose duke u angazhuar me impenjimet familjare, ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur vizitave mjekësore. Spitali Amerikan vjen pranë problemeve tona sociale, për të na i lehtësuar ato. Së fundmi është krijuar aplikacioni për celularët, dhe tani vizitat mjekësore mund të rezervohen online dhe në telefon.
Nëse ju duhet të lini një vizitë tek mjeku specialist, mund ta bëni thjesht dhe shpejt me klikim nga telefoni. Nëse doni të dini saktë gjithçka për shërbimet shëndetësore dhe të vlerësoni madje dhe cilësinë e shërbimit që merrni në spitale bëni në këtë aplikacion. Nëse do të dëshironit gjithashtu të mësoni të rejat në mjekësi, paketat e shërbimit ofertë, teknikat e reja që përdoren për trajtimin e sëmundjeve në Shqipëri me të njëjtat standard, si vendet më të zhvilluara evropiane; të gjitha tani i gjeni në një aplikacion të vetëm.
Në një kohë që teknologjia ka avancuar aq shumë sa askush prej nesh nuk mund ta mendojë veten pa e pasur me vete telefonin mobile dhe pa e përdorur gjerësisht edhe për punë, Spitali Amerikan ka vendosur t’i krijojë një tjetër lehtësi të gjithë qytetarëve që i besojnë stafit të tij shëndetin, por jo vetëm atyre.
Aplikacioni i ri sjell një game të gjerë informacionesh çka tregon qartë se filozofia jonë për të qenë avangardë me gjithçka të re që na shërben. I konceptuar thjeshtë dhe lehtësisht i aksesueshëm, nëpërmjet këtij aplikacioni mund të rezervoni online: vizitën tek mjeku, analizat apo diagnostikimet që doni të kryeni, të komunikoni me stafin mjekësor për të marrë përgjigje për shqetësimet tuaja 24 orë.
Ky shërbim është i vlefshëm për të gjitha filialet e Spitalit Amerikan, për tre filialet e tij në Tiranë, në Kosovë, Durrës dhe Fier. Gjithashtu ju mund të merrni informacionin që ju duhet për stafin mjekësor, shërbimet shëndetësore e gjithçka tjetër që ofron në funksion të shëndetit tuaj. Një drejtori e veçantë është përcaktuar për përshtypjet e pacientit, ku nëpërmjet pyetjeve të cilat ata do i përgjigjen Spitali Amerikan do të mundet të kuptojë se çfarë duhet të përmirësojë më tej në mënyrë që gjithkush që drejtohet në njërin nga filialet e tij të jetë i kënaqur me shërbimin.
https://www.facebook.com/spitaliamerikan/videos/1452420401493641/