Policia bën me dije se sot rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.
Raportohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.