Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

AUDIO/ Imami i jep ultimatumin Bashës: Kjo është prova jote finale!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
AUDIO/ Imami i jep ultimatumin Bashës: Kjo është prova jote finale!

Një ndër kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës, Arben Imami ka debatuar ashpër me kreun e PD-së në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.

Imami është shprehur se bashkimi i PD-së, për të cilin pretendon Basha, duhej të kishte ndodhur 6 muaj përpara se PD të hynte në zgjedhje.

Imami ka kundërshtuar edhe analizën brenda PD-së, për të cilën tha se nuk është aspak e nevojshme, teksa analizën e këtyre zgjedhjeve e kanë bërë të gjithë.

Ndër të tjera, Imami është treguar mjaft i prerë, teksa i ka thënë Bashës se e vetmja provë finale e tij janë zgjedhjet e 2019, të cilat nëse i humb, duhet të largohet vetë.

FJALA E IMAMIT:

Unë kam ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet tuaja publike dhe ajo që nuk kam kuptuar është se përse thoni pas zgjedhjeve dhe pas asaj humbjeje katastrofale që do të bashkoni PD-në? Përse nuk e bëtë ju këtë bashkim 6 muaj përpara se PD të hynte në zgjedhje dhe të merrte atë humbje?

Por jo. Ju morët tjetër vendim, madje e morët personalisht si askush tjetër më parë. E morët i vetëm. Tani do të ndërmerret një proces analize. Për çfarë do të shërbejë kjo analizë? Analizën e këtyre zgjedhjeve juve jua kanë bërë të gjithë.

Duke nisur nga njerëzit më të thjeshtë, militantët, deputetët dhe së fundmi jua bëri edhe vetë Berisha. Nuk besoj se edhe ju vetë nuk e kuptuat atë që Berisha tha në lidhje me zgjedhjet e fundit. E vërteta është që unë jam treguar më luajal se me Berishën në marrëdhënien me ty.

Ndaj edhe po ta them hapur që analiza nuk të shpëton nga përgjegjësitë që ke për atë që i ke bërë kësaj partie. Ke pasur shumë mundësi në krye të kësaj partie. Ndoshta më shumë se të gjithë. Ndaj në gjykimin tim, prova jote finale janë zgjedhjet e vitit 2019. Nëse i humb edhe ato, nuk duhet të presësh gjykimin tonë, por të largohesh vetë.

Për të dëgjuar të plotë debatin mes Imamit dhe Bashës, klikoni audion e publikuar nga syri.net:

Tags: Arben Imamiaudiodebatilulzim basha

TË LIDHURA

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët
Politikë

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni
Politikë

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike
Aktualitet

Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike

14:43 | 25/11/2025
Next Post
VIDEO/ Kontrolle të befasishme në të gjithë Vlorën, çfarë gjeti policia?

VIDEO/ Kontrolle të befasishme në të gjithë Vlorën, çfarë gjeti policia?

Mundësia e fundit për të konkurruar për në universitet

Universiteti i Tiranës merr vlerësimet më të ulëta të britanikëve, ja rekomandimet e tyre

VIDEO/ Pritet të bëjnë Vettingun, por pedagogët e Jurisprudencës nuk njohin prokurorët dhe gjykatësit

VIDEO/ Pritet të bëjnë Vettingun, por pedagogët e Jurisprudencës nuk njohin prokurorët dhe gjykatësit







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së
Kosovo

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së

by mirseda
17:25 | 25/11/2025
0

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, konfirmoi për Radion Evropa e...

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

16:34 | 25/11/2025
Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

15:01 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com