Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

“Athina bën pazare me Gjermaninë për çështjen e emrit me Maqedoninë”

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit ka hyrë në finale, mediat greke shkruajnë për pazarllëqe të Greqisë me Gjermaninë. Nëse arrihet marrëveshje për emrin, masa për shkurtimin e pensioneve do të anulohej për 6 muaj, si “dhuratë” gjermane për Greqinë. Për premtimin e këtillë të Berlinit për Athinën shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke analizuar se çfarë do të fitonte me këtë Greqia. Gazeta shkruan se kjo masë anti-krizë tashmë është votuar dhe se duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Anulimi 6 mujor do t’i përshtatej kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe planeve të tij zgjedhore.

“Burime të besueshme evropiane, thonë se gjermanët i kanë premtuar Aleksis Ciprasit këmbim me dobi të fuqishme politike për të dhe për partinë Siriza, në rast se arrijnë marrëveshje për emrin me homologun Zoran Zaev. Bëhet fjalë për anulim 6 mujor të masës për shkurtimin e pensioneve. Me këtë, Qeveria do të ketë hapësirë të mjaftueshme dhe do t’i hapej rruga Ciprasit që të shpallë zgjedhje në maj të vitit 2019 – thotë e përditshmja “Ta Nea”, njofton Alsat M.

Teksti i këtillë ka shkaktuar reagime të shumta. Opozita ka akuzuar qeverinë greke se është duke zhvilluar bisedime të fshehta. Ndërsa nga kabineti i Ciprasit thonë se “Shkrimet mizore të përditshme nëpër media” janë të panevojshme për komentim. Nga ana tjetër në Maqedoni koordinatori nacional për në NATO, Stevo Pendarovski deklaroi se disa nga propozimet e deritanishme të palës greke për zgjidhjen e kontestit nuk kanë qenë aspak reale. Duke aluduar në identitetin, Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë shtoi se në shekullin 21 është ofenduese të flitet për disa tema.

“Dua të besoj se qasja e deritanishme greke ishte taktikë bisedimi ose strategji dhe se ata qëllimisht filluan për ne, me propozime radikale, që të arrijnë në një zgjidhje e pranueshme dhe e arsyeshme, e jo sipas disa perspektivave që sot mund të shihen vetëm në kokat e nacionalistëve të përbetuar me logjikë të shekullit 19” – deklaroi Stevo Pendarovski – Koordinator Nacional për NATO-n.

Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se në bisedimet e Greqinë ka mbetur e hapur ende përmbajtja dhe shtrirja e emrit të ri eventual, ndërsa ka përparim për identitetin, shtetësinë dhe gjuhën. përdorimit dhe shtesës në emrin e përbërë. Zaevi përsëriti se është optimist për mbyllje të shpejtë të kësaj çështje.

Tags: Athinabënçështjene emritGjermanineMaqedoninëpazare

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

As Messi nuk bën dot gjë, Salah sërish i pari

Letër Arta Markut/Prokurorët e Sarandës kërkojnë të pajisen me armë

Dieta mesdhetare/Humbni peshën dhe ruani zemrën e trurin nga plakja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com