Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati ndaj Lul Berishës, Gjykata rihap çështjen. Ç’kërkon personi që u pagua për ta vrarë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Atentati ndaj Lul Berishës, Gjykata rihap çështjen. Ç’kërkon personi që u pagua për ta vrarë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të rihapë dosjen e atentatit ndaj Lulzim Berishës. Ky vendim është marrë, pasi shtetasi Ahmet Ajeti, i cili u ekstradua dy muaj më parë nga Kosova, kërkoi rihapjen e çështjes.

Togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë pranuar kërkesën për rishikim të vendimit ndaj Ahmet Ajetit, i dënuar me 20 vite burg në mungesë për atentatin e dështuar ndaj Lulzim Berishës. Atentati ndodhi 13 vite më parë në Durrës.

Burimet thonë se i ekstraduari nuk ka folur për prokurorët, por ka kërkuar vetëm rishikimin e vendimit. Sipas hetimeve, Ahmet Ajeti dhe shtetasi tjetër kosovar, Osman Karpuzi u porositën nga Adriatik Coli dhe Endrit Dokle për të eliminuar fizikisht Lulzim Berishën, kreun e bandës rivale në qytetin e Durrësit.
Atentati ndaj Lul Berishës dështoi pasi Ahmeti, para se të arrinte te vendi ku ndodhej kreu i bandës, u konfliktua me një person dhe nxori armën dhe u vetëplagos. Pas 13 vitesh në arrati, Ajeti u ekstradua në Shqipëri.

ATENTATI

Në gusht të 2005-s, 35- vjeçari së bashku me Osman Karpuzin, udhëtuan nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën, por atentati dështoi. Nga hetimet rezultoi se kosovari u pagua 80 mijë euro që të vriste Lul Berishën.

Por një konflikt banal dhe një vetëplagosje mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte. Sipas dosjes, rezulton se në datën 28.08.2005, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje me Osman Korpuzin dhe Ahmet Ajetin për vrasjen e Lulzim Berishës.

Ata janë takuar në Tiranë dhe atentatorëve u janë treguar të dhëna për Lulëzim Berishën dhe lëvizjet e tij. Pasi ranë dakord, ata janë sistemuar në një hotel në Durrës dhe janë pajisur me armë zjarri të llojit pistoletë, ku njëra ishte me silenciator. Bashkë me armët, ata kanë marrë edhe një fotografi të Lulzim Berishës. Mirëpo, ditën e atentatit, Ahmet Ajeti mbeti i plagosur në afërsi të lokalit ku qëndronte Lulzim Berisha.

Sipas hetimeve, ai është grindur me një person dhe në nerva e sipër ka nxjerrë armën, duke e shkrepur dhe u vetëplagosur. Në ndihmë të tij, kanë shkuar bashkëpunëtori Osman Korpuzi dhe një shtetas tjetër, që i shoqëronte me inicialet S.S., të cilët i kanë marrë pistoletën. Shtetasi S.S. ka marrë dy armët e zjarrit dhe është larguar menjëherë, ndërsa Osman Korpuzi ka njoftuar Policinë me qëllim që të dërgonte në spital të plagosurin Ajeti.

Ahmet Ajeti është shoqëruar për në Spitalin Rajonal Durrës dhe nga pyetja e tij si dhe e Osman Korpuzit, nga ana e Policisë Gjyqësore, e cila filloi menjëherë veprimet hetimore për ngjarjen, prej këtyre shtetasve nuk është treguar qëllimi i vërtetë i ardhjes së tyre nga Kosova, duke u justifikuar me arsyen e pushimeve në plazhin e Durrësit.

Ndaj këtyre shtetasve kosovarë është ushtruar kontroll fizik nga ana e Policisë Gjyqësore, prej nga ka rezultuar se në portofol i është gjendur një fotografi e të gjykuarit Lulëzim Berisha e mbështjellë, e cila së bashku me celularin i janë sekuestruar.

POROSIA

Prokuroria thotë se atentatin e dështuar ndaj Lulzim Berishës e ka porositur Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Dokle dhe Lulzim Berisha dikur ishin miq, por banda u përça për akuza të ndërsjellta për eliminimin e disa anëtarëve të saj. Kështu, Dokle i ndihmuar edhe nga Adriatik Coli kontaktuan dy shtetasit kosovarë për të kryer atentatin ndaj Lulzim Berishës, i cili dështoi./PANORAMA/

Tags: atentatiGjykataLul Berishës

TË LIDHURA

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026
Politikë

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026

18:44 | 29/10/2025
Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Politikë

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

18:41 | 29/10/2025
Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina
Aktualitet

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

17:28 | 29/10/2025
Next Post
Rama merr hak ndaj Bashës

Video/Blindohen shkollat, plani i masave që do marrë policia

Video/Harron muajin e mjaltit, infermierja heroinë bën gjestin e madh

Video/Harron muajin e mjaltit, infermierja heroinë bën gjestin e madh

Foto/Ky është i moshuari nga Divjaka, u qëllua në kokë ndërsa flinte

Foto/Ky është i moshuari nga Divjaka, u qëllua në kokë ndërsa flinte







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026
Politikë

BE: Sulmet ndaj ONM të papranueshme, Vettingu të përfundojë para qershorit 2026

by mirseda
18:44 | 29/10/2025
0

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka cilësuar sulmet dhe dezinformimin ndaj Operacionit...

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

18:41 | 29/10/2025
Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

18:38 | 29/10/2025
Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

17:28 | 29/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com