Duket se ngjarjet kriminale në vendin tonë nuk kanë fund. Pas dy vrasjeve të një dite me parë në Elbasan dhe në Sarandë, masakra e radhës ka ndodhur në Vlorë. Burime ende jo zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës dhe dyshohet për dy viktima.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja, në afërsi të mbikalimit dhe nga të shtënat automjeti ka përfunduar në kanal 50 metra jashtë rrugës, pasi ka kaluar mbikalimin e Panajasë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e atentatit.