Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentat mafioz/ Pazaret e drogës i “hëngrën” kokën biznesmenit vlonjat?

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Atentat mafioz/ Pazaret e drogës i “hëngrën” kokën biznesmenit vlonjat?

Lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur një ditë më parë në Vlorë, policia hedh hije dyshimi se kanë qenë tre persona, të cilët kanë shënjestruar biznesmenin Vasil Dervishaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri. Krimi ndodhi rreth orës 23:00 të së hënësn në lagjen “Pavarësia”, ose siç edhe njihet ndryshe, si zona e ish-Kombinatit të Peshkut. Sipas policisë, i riu ka qenë i vetëm në makinë, teksa ishte nisur drejt banesës së tij.

Autorët

Autorët i kanë zënë pritë të riut dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku, teksa mjeti ka qenë në ecje. Dyshohet se autorët janë larguar nga një mjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, i cili ka marrë drejtimin për nga Fieri.

Shënjestra

Policia e ka të vështirë hetimin, pasi në atë zonë subjektet nuk kanë patur të instaluara kamera të sigurisë. Burime, ende jo zyrtare të bluve të Vlorës thonë se shënjestra ka tentuar t’u shpëtonte autorëve, duke dalë nga mjeti i tij, me qëllim që të largohej në këmbë. Dyshohet se ai ka dalë nga makina i plagosur, ç’ka ka ndikuar që njëri prej autorëve t’i afrohej dhe ta qëllonte edhe me pistoletë, me një plumb në kokë.

Plaga ka qenë vdekjeprurëse për Dervishajn, i cili ka rënë në tokë. Banorët kanë dhënë alarmin për të shtënat e armës, dhe në vend mbërriti menjëherë patrulla më e afërt nga ku konstatuan trupin pa jetë të të riut.

Arma në vendin e ngjarjes

Rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes, uniformat blu kanë gjetur një armë automatike, e cila dyshohet se iu përket autorëve të krimit.

Viktima, një emër i njohur për policinë

Vasil Dervishaj njihet si pronar i lokalit “Gimoka”, por edhe një subjekt me pajisje elektro-shtëpiake. Emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë e Vlorës, pasi disa herë ai është shoqëruar dhe proceduar për “trafik droge”, por për shkak të mungesës së provave, i riu ka arritur të dalë gjithnjë pa u dënuar.

Pistat e hetimit

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e pazareve të drogës. Dyshohet se kjo është bërë shkak për organizimin e vrasjes së tij. Por policia nuk përjashton edhe pistat e tjera të hetimit, përfshirë këtu edhe atë të hakmarrjes, për shkak të një vrasje të kryer nga vëllai i viktimës, në vitin 2005. Bëhet fjalë për ngjarjen që bëri bujë asokohe, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin, ku vëllai i viktimës, shtetasi Derlin Dervishaj, vrau Joana Dudushin, e quajtur ndryshe si “Stela”. Ngjarja ndodhi në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku trupi i saj u gjet në datën 2 gusht 2005, i groposur në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Paraprakisht, policia bëri të ditur se dyshimet për një hakmarrje të mundshme janë të pakta, për shkak të rrethanave aktuale, por gjithsesi kjo nuk përjashtohet si pistë.

20 persona të shoqëruar në polici

Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, mes së cilëve, sipas burimeve, është edhe një person i dyshuar se mund të jetë autor, apo të ketë dijeni për krimin. Për efekt hetimi, policia nuk bëri të ditur detaje të tjera në lidhje me personin, që deri në orët e vona ishte si i shoqëruar.

 

Tags: atentatmafiozpazaret e droges

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
Akrepi, shenja më e privilegjuar e ditës

Akrepi, shenja më e privilegjuar e ditës

Minatorët në pension “pushtojnë” Kryeministrinë: Kërkojmë statusin

Minatorët në pension "pushtojnë" Kryeministrinë: Kërkojmë statusin

Bota e modës vajton Kate Spade, e motra: Ajo vuante nga…

Bota e modës vajton Kate Spade, e motra: Ajo vuante nga...







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com