Këngëtarja Anxhela Peristeri, në emisionin “Thumb” ka rrëfyer një histori pikante për publikun. Ajo kishte qenë duke kënduar në një dasmë në Maqedoni, ndërkohë të nesërmen, papritur kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri. Duke qeshur, ajo ndau një pjesë të këtij rasti ku dhëndri ishte hedhur në sulm.
“Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket.
Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”.