Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Astronauti kinez i shekullit XVI, i pari që arriti në Stratosferën e Tokës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Astronauti kinez i shekullit XVI, i pari që arriti në Stratosferën e Tokës

Zakonisht njerëzit mendojnë se njeriu i parë që arriti në hapësirën e jashtme të Tokës ishte rusi Juri Gagarin në vitin 1961. Por sikur t’ju thoshim se është dikush tjetër që mund të ketë arritur hapësirën e jashtme qindra vjet para Gagarinit?

Shumë prej jush do të ishin natyrshëm shumë skeptikë në lidhje me këtë informacion, pasi ai është tejet i mjegullt, dhe jo shumë historianë e kanë regjistruar këtë ngjarje. Gjithsesi ajo është mjaft interesante, dhe madje besohet edhe nga agjencia amerikane e hapësirës NASA.

Mbi këtë ngjarje nuk ka asnjë shënim zyrtar, pasi besohet se ato kanë humbur përgjatë  historisë, ose ndoshta janë harruar në ndonjë bibliotekë kineze. Por historia flet për Uan-Hu, një fisnik nga dinastia Ming, që pretendohet se ka qenë astronauti i parë në historinë e njerëzimit.

Kina ishte e para që e shpiku barutin gjatë shekullit IX-të. Ajo ndihmoi jo vetëm në krijimin e shumë armëve para-moderne dhe armëve të zjarrit, por edhe të raketave mesjetare që u përdorën kryesisht si fishekzjarre.

Shumë astrologë kanë diskutuar shpesh mbi mundësinë që njerëzit të udhëtonin në yjet e largët në qiell në një të ardhme të largët. Përkundër gjithë këtyre aspiratave, Uan-Hu dhe

të tjerët besonin se mënyra për të arritur deri tek yjet ishte përmes krijimit të një force të fuqishme, dhe në atë kohë forca më e fuqishme që kishin ishte krijuar nga shpërthimi i barutit.

Fishekzjarret u bënë shumë popullore brenda Kinës gjatë shekullit XIV-të. Ato përdoreshin gjithmonë në festivale, por edhe në stërvitjet ushtarake. Uan-Hu ishte një shkrimtar. Ai kaloi shumë kohë duke lexuar dhe hulumtuar.

Ideja për të fluturuar në hapësirë i ​​erdhi një natë kur shkroi një poezi mbi fishekzjarret. Ato ishin në gjendje të fluturonin lart në qiell. Ndaj Uan-Hu mendoi se mjaftonte që të përdoreshin shumë prej tyre dhe ai do të mund të arrinte të njëjtën gjë.

Shkrimtari urdhëroi shërbëtorët e tij që të ndërtonin një karrige, e cila do të ishte e pajisur me shumë raketa në pjesën e poshtme,të cilat do të ushqeheshin nga baruti. Këtu duhet përmendur fakti se Ushtria Mbretërore Kineze,ishte duke përdorur në atë kohë një lloj rakete që do ta hidhnin drejt armikut, dhe që fluturonte shumë më shpejt se sa çdo lloj fishekzjarri.

Kështu,shërbëtorët lidhën sa më shumë raketa që mundën në një karrige të madhe prej druri. Të dhënat e kësaj “legjende” (siç preferojnë ta quajnë disa), thonë se në një ditë gjatë shekullit XVI Uan-Hu u ngrit në qiell bashkë me karrigen.

Ai ishte veshur me rrobat më të mira që kishte, dhe u përgatit të shihej nga pjesa tjetër e botës si një hero ose të vdiste në një shpërthim po aq të lavdishëm. Shumë shërbëtorë po prisnin urdhrin e tij për të ndezur raketat me pishtarë të gjatë.

Me urdhër të Uan-Hu, raketat u ndezën nga shërbëtorët, dhe në moment u krijua një re e madhe. Pas asaj reje tymi, Uan-Hu u zhduk në qiell duke lënë pas vetëm një shteg tymi

të zi. Shumica e njerëzve besuan se ai kishte vdekur nga një shpërthim, ndërsa disa të tjerë besuan se ai kishte arritur në Hënë. E sigurt është se bazuar në të dhënat, ai nuk i rikthyer kurrë nga hapësira.

Tags: Astronauti kinez ii paristratosferëtoke

TË LIDHURA

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

22:50 | 23/08/2025
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella
Bota

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë
Bota

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
Next Post
Varhelyi në Shkup: Bisedimet me BE-në, pas marrëveshjes me Bullgarinë

Varhelyi në Shkup: Bisedimet me BE-në, pas marrëveshjes me Bullgarinë

Partinë apo koalicionin fitues? Meta tregon kë do mandatojë pas 25 prillit

Ilir Meta: mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të Atdheut, të çdo epoke

Sanksionet e rrepta amerikane ndaj Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhje

Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com