Ilir Meta: mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të Atdheut, të çdo epoke

Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujtoi në një postim në facebook dëshmorët e atdheut me rastin e 5-Majit. Meta thotë se sot është dita e atyre që luftuan për atdheun në çdo epokë.

Shqipëria feston sot ditën e dëshmorëve, atyre që dhanë jetën e tyre për atdheun.

Ilir Meta: Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë.
Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke! 🇦🇱