Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

AstraZeneca furnizon në BE më pak vaksina se plani

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
AstraZeneca furnizon në BE më pak vaksina se plani

Koncerni farmaceutik AstraZeneca i ka pakësuar dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE. Arsyeja ka të bëjë me problemet në prodhim.

Nëse koncerni britaniko-suedez do të marrë licencën për vaksinën e tij në BE, sasia e furnizimit në fillim do të jetë më e ulët nga sa është parashikuar, tha zëdhënësja e sipërmarrjes. Arsyeja ka të bëjë me rendimentin më të ulët në një nga zonat e prodhimit, brenda rrjetit tonë europian të furnizimit”. Por nuk është planifikuar të ketë vonesa në furnizim. „Ne do të furnizojmë disa milionë ampula gjatë shkurtit dhe marsit në BE”, tha zëdhënësja.

Një përfaqësues i nivelit të lartë të BE-së pak pas kësaj deklarate i dha të dhëna më precize agjencisë së lajmeve Reuters. Sipas tij numri i ampulave në tremujorin e parë të vitit do të jetë  rreth 31 milion, afërsisht 60 përqind më pak nga sa ishte planifikuar. Për tremujorin e dytë AstraZeneca nuk ka përmendur ndonjë shifër për numrin e ampulave. Ka qenë e planifikuar, që Astra Zeneca në tremujorin e parë dhe të dytë të furnizonte rreth 80 milionë ampula vaksine në të 27 vendet anëtare të BE-së. Koncerni e argumentoi këtë me vështirësitë e prodhimit në BE në fabrikën e vet, partneren Novasep të AstraZeneca në Belgjikë.

Komisioni i BE-së i pakënaqur

Sipas të dhënave të Komisares së BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides sipërmarrja ka njoftuar për vështirësi furnizimi të premten (22.01) në komisionin drejtues për strategjinë e vaksinimit në BE. Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare janë shprehur thellësisht të pakënaqur, që në tremujorin e parë do të furnizohen më pak vaksina nga planifikimi, tha Kyriakides. Eshtë insistuar, që të ketë një plan të saktë furnizimi, mbi bazën e të cilit vendet anëtare të mund të planifikojnë programet e tyre të vaksinimit. Komisioni i BE-së sërish do të insistojë për më shumë garanci furnizimesh dhe për një shpërndarje të përshpejtuar të ampulave.

Fillimisht njoftoi gazeta „Bild” për pakësimin e sasisë së furnizimeve. Sipas kësaj gazete, arsyeja ka pasur të bëjë me përshtatjen e vaksinës ndaj mutacioneve të virusit të konstauara në disa vende. Po ashtu pasojat ndaj prodhimit pas një zjarri në një fabrikë në Indi janë ende të paqarta.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn nuk dekurajohet nga njoftimi i koncernit për pakësimin e furnizimeve. Ai u shpreh me besim, që qysh në shkurt do të mund të nisin vaksinimet në sasi masive me produktin e AstraZeneca. Kjo do të realizohet në nivel të gjerë, duke bërë që “të ndihet dallimi qysh në shkurt” krahasuar me stadin aktual pa AtsraZeneca.

Estonia, Letonia dhe Lituania ndërkohë u bashkuan me kërkesën e disa vendeve të tjera të BE-së për një shpërndarje të parakohshme të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca në BE. Kryeministrat e këtyre vendeve apeluan ndaj Komisionit të BE-së, që furnizimet e vaksinës të miratohen dhe të sigurohen përpara licencimit të saj zyrtarisht. Vendet Baltike iu bashkuan kërkesës së Austrisë, Çekisë, Danimarkës dhe Greqisë. „Saktësia e procesit është e rëndësishme. Por edhe shpejtësia. Vonesat kushtojnë jetë”, shkruajnë Jüri Ratas (Estoni), Krisjanis Karins (Letoni) dhe Ingrida Simonyte (Lituani) në Twitter.

Rritet indinjata ndaj Pfizer

Edhe nga furnizuesi tjetër i vaksinës ndaj koronavirusit ka vonesa. Në disa vende të BE-së po shtohet pakënaqësia ndaj vonesave të furnizimit me vaksina nga koncerni i SHBA-së, Pfizer. Një zëdhënës i Komisionit të BE-së tha: “Ne do t’i kërkojmë sipërmarrjes sqarim.” Kritika ndaj partnerit të koncernit në Mainc BioNTech vjen kryesisht nga Italia dhe Çekia. Italia e kërcënon Pfizer madje me hapa juridikë. Prodhuesi nga SHBA, Pfizer, javën e kaluar njoftoi, se do t’i pakësojë furnizimet e veta për tri deri në katër javë. Arsyeja ka të bëjë me rikonstruktimin e fabrikës Pfizer në Puurs të Belgjikës.

Marrëveshja për vaksinën me BE-në është konfidenciale. Secili vend anëtar negocion me Pfizer marrëveshjet e veta të furnizimit. Eshtë e paqartë, nëse koncerni ka detyrim të verë në dispozicion sasi të caktuara mbi bazë javore apo tremujore. Vaksina e AstraZeneca ndryshe nga produktet e firmave konkurrente Pfizer dhe BioNTech si dhe Moderna është e qendrueshme edhe në temperatura më të larta e kësisoj ajo mund të injektohet edhe prej mjekëve të familjes. AstraZeneca aplikoi javën e kaluar për licencimin në BE, ndërkohë që në shumë shtete të tjera kjo vaksinë tashmë ka nisur të përdoret. Në BE deri tani janë licencuar vetëm vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna. Më 29 janar Autoriteti i BE-së për Produktet Mjekësore (EMA) mund të japë dritën e gjelbër edhe për vaksinën AstraZeneca./DW/

Tags: AstraZenecabevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal
Bota

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Next Post
Moti i keq në vend, IGJEUM jep njoftimin: Do ketë reshje intensive

Moti i keq në vend, IGJEUM jep njoftimin: Do ketë reshje intensive

Grabitet me armë një pikë dhëniesh kredie në Tiranë

Grabitet me armë një pikë dhëniesh kredie në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë duhet të largohet

Vaksinimi kundër koronavirusit, Manastirliu jep lajmin e mirë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com