Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Asfiksimi i nxënësve/ Nikolla replikon ashpër me Bashën, i kujton Gërdecin

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Asfiksimi i nxënësve/ Nikolla replikon ashpër me Bashën, i kujton Gërdecin

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale.

Deklarata e Bashës erdhi pas ngjarjes në Shupenzë të Bulqizës ku mbetën të asfiksuar rreth 60 nxënës nga tymi i kaldajave. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Nikolla i përgjigjet kryedemokratit duke i thënë “se ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur, ndërsa Basha bën hesapet e tij duke përdorur akuza dhe revolta kundër qeverisë”.

Nikolla kujton dhe kohën e shpërthimit në Gërdec, ku Edi Rama u tregua sipas saj njeri normal dhe nuk u mor me hesapet e veta duke akuzuar.

Statusi i plotë i Lindita Nikollës:

Zoti Basha!

Në çdo vend normal dhe bashkësi normale njerëzish nuk ndodh kurrë që politika të bëjë hesapet e veta, teksa ka rënë një fatkeqësi, ciladoqoftë e për çfarëdo arsye qoftë!

Sot ne të gjithë po merremi me fëmijët e Shupenzës dhe ju siguroj se falë angazhimit të të gjithëve, ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur. Ndërsa ju po bëni hesapet tuaja, duke mos pritur as deri nesër për të vazhduar muzikën e stonuar të gramafonit tuaj, me akuza e revolta kundër qeverisë.

Disa vite më parë, u vranë 26 vetë dhe u hodhën në erë qindra shtëpi zoti Basha dhe koha më pas, tregoi edhe si edhe pse u shkrumbua një fshat i tërë, 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Por atë ditë, në ato orë tmerri kombëtar, Edi Rama, atëherë në rolin që ju keni sot, u tregua njeri normal i një bashkësie njerëzish normalë dhe nuk u mor me hesapet e veta politike. Besoj ju kujtohet! Madje armiku që ju ka verbuar sytë dhe errësuar komplet arsyen, mori në kurriz edhe shumë akuza e shpotitje të pamerituara për “rrahjen e shpatullave” të kryeministrit në derën e spitalit.

Po ju sot?

Ju sot vazhduat me avazin tuaj vulgar të çdo dite, duke vazhduar të bëni sikur nuk ishte qeveria juaj e vjetër që e la Shqipërinë dhe arsimin në pikën më të zezë të hallit! Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, kemi ndryshuar gjëra dhe edhe më shumë do t’i ndryshojmë, po një gjë është e sigurt: Mes nesh dhe jush, mes Edi Rames e teje, ka një ndryshim të madh, si në ditë të mira si në ditë të vështira.

Është ndryshimi mes njerëzve normalë që duan ta bëjnë normal këtë vend, duke mbajtur në kurriz prej katër vjetësh, të gjithë trashëgiminë e rëndë të keqqeverisjes suaj të gjatë dhe politikanëve anormalë. Të cilët këtë vend e duan vetëm kur i mban ata në kurriz ose përndryshe, janë gati t’i vënë shqelmin çdo ditë për të mos e lënë askënd të jetojë dhe punojë normalisht.

Ju qofshi!

Tags: Asfiksimi i nxënësvebashaGërdeciNikollareplika

TË LIDHURA

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”
Politikë

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin
Politikë

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta
Politikë

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Next Post
Ngjyrat e vjeshtës në kryeqytetin turk (FOTO)

Ngjyrat e vjeshtës në kryeqytetin turk (FOTO)

Dy shqiptarë fitojnë medalje bronzi në artet marciale mikse

Dy shqiptarë fitojnë medalje bronzi në artet marciale mikse

15 dështime të arkitekturës në jetën e përditshme

15 dështime të arkitekturës në jetën e përditshme







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”
Politikë

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

by mirseda
20:51 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së...

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:55 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com