Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Asambleja/Balla: S’jemi aty ku duhet me organizimin e partisë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Asambleja/Balla: S’jemi aty ku duhet me organizimin e partisë

Sekretari organizativ i partisë Taulant Balla, tha se duhet të bëjnë më shumë për organizimin e partisë, duke pranuar se nuk janë atje ku duhet. Balla e beri deklaratën në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm. Gjithashtu, Balla  tha se Partia Socialiste do të qeverisë me largpamësi dhe besnikëri

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste pritet të bëhet edhe një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para, por dhe prioritetet për vitin 2018.

Duke u ndalur tek situata brenda Partisë Socialiste, deputeti Balla tha se duhet të bëhet akoma më shumë në nivel organizativ. Duke e përshkruar si situatë gri gjendjen brenda partisë, Balla tha se brenda 200 ditëve duhet të ndryshohet situata brenda PS.

“Qeverisja jonë përbëhet nga 3 pjesë, partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por është një proces i vetëm, nëse të treja pjesët bashkëjetojë në harmoni…partia është baza dhe ura lidhëse me njerëzit e zakonshëm. Jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi në çdo qark pa asnjë përjashtim. Kohën e nevojshme e kemi para por nëse dielli duket që në mëngjes, 100 ditët e para kanë kaluar por 200 të tjera janë përpara për të shpërbërë gjendjen aktuale gri të partisë sonë”, u shpreh Balla.

Deputeti socialist u ka tërhequr vëmendje delegatëve që nuk janë angazhuar për realizimin e funksioneve dhe detyrave të tyre.

Në këtë mbledhje mësohet se ministrat e qeverisë “Rama2”, do të bëjnë bilancin e realizimit të objektivave që prezantuan tre muaj më parë në asamblenë e 7 tetorit.

Kjo është analiza e parë që qeveria bën për qeverisjen e saj e vetme, ndërsa peshën ia ka vënë dhe bashkëqeverisjes me qytetarët.

Se si ka ecur platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, do të ketë një raportim të Koordinatores Kombëtare për Bashkëqeverisje, Elisa Spiropali, e cila zëvendësoi Saimir Tahirin në këtë detyrë.

Në mbledhjen e së shtunës, sekretariati ekzekutiv mësohet se do të pësojë ndryshime. Pritet të ketë emërtime të reja të sekretarëve, duke ndryshuar dhe funksionin e tyre, ndërsa nuk priten ndryshime të emrave aktualë.

Aktualisht 8 sekretarët e PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir beqaj, dhe Taulant Balla, i cili prej muajsh mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Në asamble, pritet të mbajë fjalën e tij edhe kryesocialisti Edi Rama. Me interes pritet të dëgjohen prej tij prioritetet e qeverisë për vitin 2018.

Tags: asamblejaballaduhetorganiziminpartisës’jemi

TË LIDHURA

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë
Aktualitet

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
Next Post
Hedhja e çizmeve/Ditmir Bushati: Monika me probleme patologjike

Hedhja e çizmeve/Ditmir Bushati: Monika me probleme patologjike

Balla: Ndryshojnë strukturat e Sekretariatit në PS, emrat të rinj

Balla: Ndryshojnë strukturat e Sekretariatit në PS, emrat të rinj

Rama: Reforma në drejtësi na ndau me LSI-në

Rama: Reforma në drejtësi na ndau me LSI-në







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

by mirseda
20:53 | 17/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua sot në Ministrinë për Europën dhe...

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

19:45 | 17/02/2026
Pas operacionit në tru, Dajana Kalo flet për herë të parë me ndjekësit

Pas operacionit në tru, Dajana Kalo flet për herë të parë me ndjekësit

19:30 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com