Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

As Basha, as Berisha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sandër Lleshi “fut në valle” palët politike. Berisha tregohet më i shkathët nga Basha

Nga: Berat Buzhala

Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të këtij subjekti, për t’i hapur rrugë Partisë Socialiste që e patrazuar ta qeverisë vendin edhe për kushedi sa vite.

Perspektiva e bashkimit të Bashës me Berishën duket shumë më e zymtë se sa e bashkimit të Bashës me Ramën. Kurse perspektiva e Berishës për t’i fituar zgjedhjet në këtë formë duket edhe më e zymtë se sa ajo e vitit 1997. Në gjithë këtë kaos ky subjekt politik po shqyhet për çdo natë ngapak nëpër studio televizive, duke e injoruar kështu tash e kushedi sa muaj qeverisjen e Ramës.

Ky i fundit, kur i sheh njeri zhvillimet në PD, duket si një fisnik që shqiptarët kanë fat që e kanë aty. Çdo njeri me mendje të shëndoshë, që nuk ka konflikt të interesit në këto zhvillime politike, e di që PD nuk do të mund të ecë përpara as me Bashën në krye e as me Berishën në krye. Të dytë këta, nëse mund ta themi kështu, kanë përgjegjësi të barabartë për gjendjen në të cilen ndodhet subjekti i tyre politik.

Sa herë që ta pështyjnë njëri-tjetrin në fytyrë, Basha e Berisha duhet ta dijnë që një copë pështyme do të bije edhe mbi fytyrën e tyre. Inatet disa mujore të tyre nuk mund t’i shlyejnë raportet pothuajse intime në këto 10 vitet e fundit. Nuk dëshiroj këtu ta bëj një kalkulim të pastër, duke i bërë të njëjtë të dytë, sepse nuk mendoj që janë të tillë, por megjithatë tash e tutje përgjegjësia e tyre është e njëjtë.

Për Berishën problem i patejkalushëm është raporti me SHBA-të dhe biologjia, kurse për Bashën problem është Basha. Këta të dytë edhe kur ishin të bashkuar nuk arritën që ta rrëzojnë Ramën, e lërë më tash si të ndarë. Zakonisht armiqësitë e reja janë shumë më të egra se sa ato të vjetrat, prandaj ekziston mundësia që në këtë luftë vëllavrasëse të dytë do të janë më të gatshëm që të bëjnë ndonjë pakt me Ramën, se sa me njëri-tjetrin.

Urrejtja është aq e madhe, sepse dashuria ishte e tillë, sa fitorën ndaj njëri tjetrit do të mund ta konsideronin si fitorën më të madhe në jetën e tyre. Të dytë këta i kanë ndërruar prioritetet politike. Nuk është më prioritet fitorja ndaj Ramës, por fitorja ndaj njëri-tjetrit. Pastaj, pas gjithë këtyre akuzave që ia bëjnë njëri tjetrit, kush do të mund të mendonte ose shpresonte që opozita e Bashës, ose ajo e Berishës, vërtetë do të mund të ishte alternativa e duhur politike?

Për këto, dhe qindra arsye të tjera, ata që kanë mbetur të pavarur në PD, nëse ka të tillë, do të duhej të fillonin të mendonin për një rrugë të tretë politike. Për një lider të ri të këtij subjekti, që jodomosdoshmërisht duhet të vijë prej strukturave formale të PD-së. Në fakt brenda këtyre organeve është e pamundur që të gjendet dikush, sepse sot të gjithë ata janë rreshtur ose prapa njërit ose prapa tjetrit.

Gjasat janë të mëdha që më këso klime politike këto dy figura do të shkojnë edhe drejt zgjedhjeve lokale, të bindur si kurrë më parë që do të humbin prej Ramës por me shpresën që do ta mundin njëri tjetrin. Ky do të duhej të ishte momenti ideal për një lëvizje të tretë, për një ide të tretë, për një opcion të tretë, ose për ckado qoftë tjetër të tretë. Për një opsion të tillë nuk duhet të pritet deri pas zgjedhjeve, sepse atëherë ose Basha ose Berisha do të shpallin vetën fitues, jo përballë Ramës por përballë njëri tjetrit.

Sigurisht që unë jam i bindur që këtë lloj të fitorës së Pirros do ta korrë Berisha, por sa pare vlenë ajo? Një opcion i tretë tash, që do të mund të ishte një biznesmen i njohur, bie fjala Zamir Mane, a një gazetar i shquar, bie fjala Blendi Fevziu, a një figurë publike e respektuar në të djathtën, si Artan Hoxha, do ta kishte mundësinë që qysh tash, siç i thonë fjalës, ta hidhte kapuçin në ring, për të kërkuar zgjedhje të brendshme partiake pas zgjedhjeve lokale.

Pas këtyre zgjedhjeve votuesi shqiptarë do ta shohë me saktësi se cfarë fuqie reale kanë Basha dhe Berisha të ndarë, por edhe duke i bashkuar votat e tyre. As njëri e as tjetri nuk do të dalin as afër pritjeve të tyre. Morali politik i këtyre dy figurave do të pësojë një goditje të rëndë, prandaj një opcion tjetër i paprovuar deri më sot do të mund të ishte një si thirrje për shpëtim.

Nuk e di se si do të vijë fundi i kësaj ngjarje, e ardhmja duket mjaft pesimiste, por nëse rastësisht prej saj do të ketë të mbijetuar dhe prej saj do të mbijë një lëvizje e re dhe një frymë e re, atëherë do të kishte vend për një falendërim edhe për Bashën edhe për Berishën. Të parin do të duhej falenderuar që, ndonëse pa dëshirën e tij, e çliroi PD-në nga themeluesi, kurse të dytin do të duhej falenderuar që bashkë me vete e mori edhe servilin e tij më të madh. /Shkruar per Lapsi.al

Tags: bashaberat buzhalaBerisha

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Vrau fqinjen/Autori: Tutat iu hoqën kur e tërhoqa zvarrë, nuk e përdhunova

Vrau fqinjen/Autori: Tutat iu hoqën kur e tërhoqa zvarrë, nuk e përdhunova

Berisha kritikon termin “vëllazëri” gjatë vizitës së Erdogan

Berisha kritikon termin "vëllazëri" gjatë vizitës së Erdogan

Itali/Pezullohen rreth 2 mijë mjekë për shkak të mos vaksinimit

Itali/Pezullohen rreth 2 mijë mjekë për shkak të mos vaksinimit







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

by mirseda
21:53 | 30/12/2025
0

Të afërmit e 70-vjeçarit Rushan Selko i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare në Pogradec, kanë...

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

20:25 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com