Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Artistët i bëjnë elozhe, Veliaj nis ‘fushatën’ për Teatrin

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Artistët i bëjnë elozhe, Veliaj nis ‘fushatën’ për Teatrin

Debati për Teatrin gëlon me të njëjtin intesitet, e ku në përballjen mes artistëve ‘pro’ dhe ‘kundër’, kryebashkiaku i qëndron besnik idesë se fryma e re do të mbizotërojë së shpejti. Teksa të rinjtë e FRESSH-it po pushojnë në kampingun e Jalës, kryebashkiaku ka gjetur pak kohë për tu shkëputur nga pluhuri dhe temperaturat e larta në kryeqytet, për t’iu bashkuar atyre.

Por kjo vizitë nuk ka qenë krejt rastësore, e po kështu ai nuk ka harruar të vendosë pikat mbi ‘i’. Pavarësisht situatës së nderë krijuar së fundmi, Veliaj siguroi se puna për ndërtimin e tij nuk do të ndalet. Ai mbetet i bindur se politika do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim.

Veliaj sulmon haptazi Metën

Po kështu, Veliaj ka sulmuar haptazi dhe presidentin Meta, duke përçuar idenë se politika e mbrapshtë ka sabotuar projektin e Teatrit për 40 ditë. Me gjasë, Veliaj nuk e ka pritur bllokimin e ligjit për Teatrin nga presidenti. Ndodhur në këto kushte, për të fituar betejën, ai ka filluar një ‘fushatë’, ku në çdo dalje të tij, lajtmotiv është pengesa që po i bëhet Teatrit të Ri.

“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: “Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku.

U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, tha Veliaj.

Ditë më parë, refuzimi i presidentit Meta për të hedhur firmën në një ligj të miratuar vetëm nga shumica parlamentare, që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, rriti temperaturat e politikës. Meta, me anë të 9 pikave kyçe jepte sqarimet se çfarë nuk shkonte, që të mos e dekretonte ligjin, duke i kërkuar Kuvendit ta rishqyrtonte atë.

Artistët: Fituam betejën, por jo luftën

Pas refuzimit të dekretimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar nga ana e Metës, një reagim u përcoll nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.

“Përgëzojmë Presidentin Meta që i shërbeu Kushtetutës si gardian i fundit i saj, duke e kthyer prapa për shqyrtim në Parlament ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar. Megjithatë beteja vijon. Fituam kohë me këtë ngjarje të fundit, por beteja nuk është fituar deri sa ai ligj tërhiqet përfundimisht dhe ti hapet rruga e restaurimit kësaj godine historike”, shprehen artistët.

Tre ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Veliaj ka vënë në dukje se ditët po afrohen dhe se ai së bashku me artistët mbeten në pritje.

Me mesazhin “Dy fjalë zemre për ‘Teatrin” mbi Teatrin e ri, Veliaj ndan me qytetarët edhe disa mesazhe të artistëve, të cilët janë shprehur pro prishjes së godinës.

 

 

 

 

Tags: elozheTeatriVeliaj

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Zyrtari i lartë i Berlinit jep lajmin e madh

Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Zyrtari i lartë i Berlinit jep lajmin e madh

Shqipëria lë pas Gjermaninë, ja raporti i ‘frikshëm’ baste-popullsi

Shqipëria lë pas Gjermaninë, ja raporti i ‘frikshëm’ baste-popullsi

U diagnostikua me kancer, gazetarja mesazh prekës të birit: Nuk dua të më harrosh

U diagnostikua me kancer, gazetarja mesazh prekës të birit: Nuk dua të më harrosh







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com