Artistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile pas konfrontimit me forcat e rendit kanë arritur që të futen në godinën e Teatrit Kombëtar. Pasi ata janë futur në ambientet e brendshme, godinës i është ndërprerë energjia elektrike.
Në këto kushte ata janë detyruar që të përdorin ndriçimin e telefonëve dhe të elektrikëve të dorës dhe kanë vijuar që të qëndrojnë brenda.