‘Mjeshtri i Madh’ i humorit shkodran, Paulin Preka, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Kolosi i humorit shqiptar mbylli sytë përgjithmonë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij. Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.