Vllaznia është me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe tashmë është edhe pa trajner pasi është larguar Ernest Gjoka. Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në Facebook, ku deklaron se e kishte paralajmëruar që në 7 shkurt, pas zgjedhjes së Dukës si president, këtë skenar, me shkodranët që do të binin nga kategoria.
Ja çfarë shkruan Hoxha në statusin e tij në Facebook: A e mbani mend?! Mos me thoni qe e keni harruar!!! Ju pata thene qe me 7 shkurt 2018, diten kur bosi i mafia-s, me falni bosi i FSHF-se Don Duka sapo mori mandatin e peste, per ironi te fatit dhe me voten demokrate te Vllaznise. Keqardhje pafund dhe nje turp i madh per futbollin shqiptar. Skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar rrezohet nga kategoria bash ne 100 vjetorin e themelimit te saj. Historia e futbollit shqiptar nuk shkruhet me ne fushe por ne tavolinat e FSHF-se. Dhe mos me thoni qe nuk ju paralajmerova, … bie Vllaznia e madhe dhe historia e saj, ngjitet Kastrioti i Krujes… respekte shkodrane, historine tuaj nuk ka FSHF qe e erreson…. Jeta vazhdon, FSHF ka plote ndeshje perpara per te kurdisur…Por, ja çfarë deklaronte Artan Hoxha në statusin e tij në 7 shkurt, pas fitores së Armand Dukës në zgjedhjet për president në FSHF. Per te gjithe ata qe kishin dyshime, raundi i pare i votimit per presidentin e FSHF-se:
Armando Duka 39 vota
Bashkim Fino 22 vota
Shpëtim Hala 0 vota
Para dy javesh ne emision me Shpëtim Halën, I thashe qe te vleresoj per kurajon por do marresh vetem 0 vota. Ju duk habi, ndersa kur thashe se favoriti i padiskutueshem eshte Duka, paneli mu kthye duke thene se eshte Fino…
Te gjithe mendonin se Rama ishte pas kandidatures se Finos, e keni gabim, nese kryeministri do kishte hyre ne loje Duka ishte larguar vet…
Ta gezojme Don Duken, dhe ne fund te majit prisni te dale nga kategoria superiore skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar, Vllaznia…vendin e saj e ze Kastrioti i Krujes…
Kampionati vazhdon jane dhe shume ndeshje per tu kurdisur…