Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Arta Marku hidhet në sulm për goditjen e parave ‘të pista’, pjesë e planit edhe përgjimet

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Arta Marku hidhet në sulm për goditjen e parave ‘të pista’, pjesë e planit edhe përgjimet

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme. Plani parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, deri në vitin 2020, duke shënjestruar pasuritë e dyshimta, në zbatim të ligjit anti-mafia.

Pasuria e paligjshme e përfituar nga veprat penale, kryesisht ato të krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave, synon të futet në qarkullimin e ligjshëm ekonomik. Hetimi pasuror është një mjet i dobishëm në duart tona, për të ndaluar këtë fenomen por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar hetimin penal, duke zbuluar motive, lëvizje, dëshmitarë etj. Do të synojmë rezultate më të larta nëpërmjet hetimi pasuror, nëpërmjet zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, të përmirësuar nga ndryshimet e vitit 2017 në drejtim të hetimit dhe masave të mëposhtme: Zhvillimi i hetimeve financiare paralelisht me çdo hetim për vepra penale të rënda, falsifikimin, për vepra penale që lidhen me detyrën”, parashikon plani i prokurorisë. Plani parashikon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia. “Rritja e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar, dhe ndërmjet tyre dhe institucioneve ligjzbatuese; Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave ligjzbatuese dhe prokurorive; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj; Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë; Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; Rritja e hetimeve proaktive”, thuhet në dokument.

Përgjimet 

Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike. ‘Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion. Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, thuhet në dokument.

Strukturat e reja 

Në planin e prokurorisë theksohet edhe rëndësia e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatat Speciale. “Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të reformës në drejtësi, struktura e re që do të hetojë veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësia e Posaçme Hetimore, e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”. Kjo strukturë e specializuar do të ushtrojë kompetencat në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Deri në krijimin e kësaj strukture, çështjet në kompetencë të saj do të hetohen përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, sipas kompetencës të përcaktuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale. Kjo përgjegjësi, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë prioritet i punës së prokurorisë, dhe do të vijojë të ushtrohet me angazhim maksimal dhe bashkëpunim të të gjitha strukturave”, parashikon strategjia.

Plani 
Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftë kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Përgjimet 
Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike. (Burimi: Shqiptarja.com)

Tags: Arta Markupergjimetplani

TË LIDHURA

Grabitje me dhunë, kultivim droge dhe…/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Grabitje me dhunë, kultivim droge dhe…/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar

15:13 | 26/08/2025
Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve
Aktualitet

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

13:00 | 26/08/2025
Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro
Aktualitet

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

09:03 | 26/08/2025
Next Post
Një truk i thjeshtë për ti thënë ‘lamtumirë’ dhimbjes së kokës

Një truk i thjeshtë për ti thënë ‘lamtumirë’ dhimbjes së kokës

Skandaloze/ Ja si transportohet mishi në Lushnje në mes të vapës (Foto)

Skandaloze/ Ja si transportohet mishi në Lushnje në mes të vapës (Foto)

Maskat vjedhin karburantin në Lezhë, roja përfundon në spital

Maskat vjedhin karburantin në Lezhë, roja përfundon në spital

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

NATO vijon mbështetjen për Ukrainën, shtetet anëtare synojnë t’i japin 50 mld dollarë ndihma ushtarake
Bota

NATO vijon mbështetjen për Ukrainën, shtetet anëtare synojnë t’i japin 50 mld dollarë ndihma ushtarake

by mirseda
16:20 | 26/08/2025
0

Anëtarët e NATO-s synojnë të shpenzojnë 50 miliardë dollarë të tjerë për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe...

Grabitje me dhunë, kultivim droge dhe…/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar

Grabitje me dhunë, kultivim droge dhe…/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar

15:13 | 26/08/2025
Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

13:00 | 26/08/2025
Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

11:50 | 26/08/2025
“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

11:44 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com